Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Piantedosi deklaron se javën e ardhshme do të mbërrijnë emigrantët e parë në kampin e Gjadrit.
Duke folur në një aktivitet në Firence, ai tha se nuk do të ketë ndonjë ceremoni për hapjen e qendrave.
Ministri i brendshëm italian garantoi se qendrat në Shqipëri do të jenë të ngjashme për nga standardet me ato të hapura në Itali.
Ai u shpreh se emigrantët do të kenë të garantuar sigurinë dhe të drejtat e tyre deri në shqyrtimin e kërkesës për azil. Mediat italiane shkruajnë se anija e parë me emigrantë mund të niset të mërkurën.
Tv Klan