Paraditen e sotme ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Deri më tani ende nuk dihet arsyeja pse Peleshi është paraqitur në SPAK.
Kujtojmë që Peleshi ka shërbyer si zëvendëskryeministër në periudhën 2013-2017, ndërsa nga shtatori i vitit 2017 deri në janar të vitit 2019 ka mbajtur detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.