Ministri i Financave Ervin Mete ka deklaruar se përdorimi i teknologjisë tek bankat është një pikë kyçe për thellimin e tregut.
Këtë koment ai e dha në takimin me përfaqësues të biznesit dhe sistemit bankar.
Mete u tha se duke aplikuar përdorimin e teknologjisë tek bankat, çdo transaksion ekonomik nuk do të kryhet më me cash.
“Ky nuk është një sektor, apo një qasje, digjitalizimi në vetvete nuk është një objektiv i yni, është objektiv ndërsektorial i të gjithë rregullatorëve europianë e në botë. Ne kemi aplikuar disa zgjidhje inovative, i shërbenin gjerësisht qytetarëve, aplikimi i një platforme që ndërlidhte sistemin tonë të blerjes së titujve me një nga 3 platformat kryesore në Europë dhe që u bë në bashkëpunim me një bankë këtu.
Me një bankë tjetër autorizuam një platformë për tregtimin online të titujve të qeverisë. Mundësuam që fondet e licensuara në BE të investimeve të tregtohen në Shqipëri me një njohje license. Ka modele se si inovacioni i shërben sektorit dhe më gjerë pastaj ekonomisë dhe thellimit të tregut. Mendoj se do duhet të kemi qasje të strukturuar për të pasur një strategji në këtë drejtim, ku theksohet përfshirja financiare. Edhe edukimi financiar që nëse bëhet siç duhet është komponent i rëndësishëm i përfshirjes nëpërmjet përdorimit të Fintech”, u shpreh ministri./Opinion.al