Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia ka bërë një punë të mirë gjatë protestës së opozitës. Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës.
“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”.
Protesta e opozitës e kësaj të shtune, njësoj si ajo e një muaji më parë nisi si paqësore, por në pak kohë degjeneroi serish në dhunë. Në nisje të saj, vetë kryetari i opozitës dha sinjale që do të ishte një marshim që simbolizonte rrethimin e zyrës së Kryeministrit dhe nuk do të prekej kordoni i vendosur përpara godinës qeveritare.
Por pasi marshuar për 3 herë radhazi në të njëjtin sens rreth Kryeministrisë, protestuesit të drejtuar nga Lulzim Basha u nisën drejt parlamentit, ku nisi edhe përplasja me policinë./Opinion.al