Aktualitet

‘Ministri KÇK i Arsimit’, Marku-Ramës: Më i madhi dështak i kryeministrave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 16/03/21 |
Opi Nion

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku i është përgjigjur ditën e sotme kryeministrit Rama pas fjalëve që ky i fundit përdori ndaj tij në prezantimin e planit për arsimin.

Nga një shkrim i postuar në rrjetet sociale Marku shkruan se Rama ka marrë përsipër të përgojojë të gjithë deputetët e opozitës përfshirë dhe atë.

Sipas Markut shqiptarët duhet të durojnë deri më 25 Prill, datë kjo e cila përkon me zgjedhjet elektorale.

“Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua. Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.

Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.  Mos ju përgjigjni! Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve.  Nuk kemi kohë për të humbur me të.

Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.  Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike”, shkruan Marku në rrjetet sociale./Opinion.al

Pas