Fatmir Xhafaj në daljen e parë publike si ministër i Brendshëm, siguroi mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Në një aktivitet ku ishte Kryeministri Rama, deputetë dhe drejtues policie ai tha se “prioritet të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Sakaq, ministri i Brendshëm ka paralajmëruar penalitete të ashpra për ata punonjës të policisë që implikohen në proces, dhe kalojnë detyrimet që ua parashikon ligji.
“Po afrojnë zgjedhjet parlamentare, dhe Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri për realizmin e punës së saj. Paanësi në çdo veprimtari që do të kryejmë për mbarëvajtjen e procesit, do të jetë kryefjala jonë. Do të ndëshkohet rëndë çdo përfshirje e policisë në proces, apo që kalon kompetencat e parashikuar nga ligji. Zgjedhjet janë të qytetarëve, dhe policia u përket qytetarëve, dhe nuk do të lejojmë përfshijen në këtë proces. Prioriteti ynë janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, u shpreh ai. /Opinion.al