Bota

Ministri i Republikës Dominikane vritet me armë në zyrë nga shoku i ngushtë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 07/06/22 |
Opi Nion

Është vrarë në zyrën e tij ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Dominikane, Orlando Jorge Mera, 55 vjeç.

Mësohet se 55-vjeçari është qëlluar 6 herë me armë zjarri nga miku i tij i ngushtë. Orlando Jorge Mera, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit.

Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit.

Ai tani ndodhet në paraburgim. Motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

Në një deklaratë, familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.

“Familja jonë e fal personin që e bëri këtë. Një nga trashëgimitë më të mëdha të Orlandos ishte të mos mbante mëri,” shtuan ata.

Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e Presidentit aktual Luis Abinader që kur ai erdhi në pushtet në korrik 2020.

Në një postim në Tëitter, Presidenti Abinader shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Jorge Mera dhe tha se ndjente keqardhje të thellë për vdekjen e mikut të tij të mirë.

Pas