Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi ndalon komunikimin me krerët e shtetit pa miratimin e tij

2024/09/19 at 2:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi ndalon komunikimin me krerët e shtetit pa miratimin e tij

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviç, ka lëshuar një urdhër të qartë për ndalimin e komunikimit të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes me zyrtarët e kabinetit të presidentit të shtetit, Jakov Millatoviç, ata të Qeverisë, Millojko Spajiçit dhe ata të Kuvendit, Andrija Mandiç.


“Ndalohet komunikimi me kabinetet e anëtarëve të Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë, si dhe me kabinetet e ministrave në Qeveri, pa miratimin tim”, thuhet në urdhrin e ministrit që mban datën 10 shtator 2024.

Anëtarë të Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë janë presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Qeverisë. Ky organ komandon Ushtrinë e Malit të Zi.

Analisti politik, Boris Mariç, thotë se urdhri reflekton mosbesimin midis degëve të ndryshme të pushtetit dhe sektorit të mbrojtjes.

“Nëse brenda vetë administratës shtetërore dhe në lidhje me kabinetet e presidentit të shtetit dhe kuvendit kemi një marrëdhënie që sugjeron nevojën për filtrimin e informacionit, çfarë atëherë mund të presin mediat dhe shoqëria civile”, thotë Mariç për Radio Evropa e Lirë (REL).

Edhe për ish-ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkoviç, veprimi i Krapoviqit është tregues i mosbesimit “mes aktorëve kyç të pushtetit aktual”.

I pyetur nga REL-i për arsyet dhe nëse lëshimi i këtij urdhri tregon mosbesim në majat e pushtetit, ministri Krapoviq nuk ka dhënë përgjigje.

Krapoviq është funksionar i demokratëve, partisë së shumicës fituese që rrëzoi pushtetin tridhjetëvjeçar të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020.

Në Qeveri janë që nga tetori i vitit të kaluar me Lëvizjen Evropa Tani, të kryeministrit Millojko Spajiq, Frontin Demokratik pro-rus të Andrija Mandiçit dhe partitë minoritare, duke siguruar shumicën edhe në Parlament.

Që nga fillimi i vitit, kryeministri Spajiq dhe kreu i shtetit, Millatoviç, janë në një konflikt të ashpër politik, megjithëse dy vjet më parë themeluan së bashku Lëvizjen Evropa Tani.

Ndryshimi i tyre ka çuar në aleanca të reja politike.

Kështu, në zgjedhjet në Podgoricë më 29 shtator, në koalicion po garojnë Lëvizja Evropa Tani e Spajiqit dhe Demokratët e Krapoviqit, ndërsa fraksioni i Millatoviçit nga Lëvizja Evropa Tani është bashkuar me lëvizjen qytetare URA të ish-kryeministrit Dritan Abazoviç.

Partitë e Frontit Demokratik po garojnë me disa parti të vogla proruse.

Në urdhrin e Krapoviqit, me të cilin ndalohet komunikimi pa miratimin e tij me ministritë dhe të punësuarit në kabinetet e Millatoviçit, Mandiçit dhe Spajiçit, thuhet gjithashtu se mosrespektimi i urdhrit është subjekt i përgjegjësisë disiplinore.

“Për zbatimin e urdhrit janë përgjegjës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, drejtorët e përgjithshëm të drejtorive dhe shefat e njësive organizative”, ka shkruar Krapoviç.

Ai, gjithashtu, në mbledhjen e fundit të Këshillit për Mbrojtjen kërkoi shkarkimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Zoran Llazareviç, për shkak të, siç ka theksuar, “nevojës për ristrukturimin e kuadrit”.

Llazareviç është në këtë detyrë që nga qershori i vitit 2022.

Shkarkimit, megjithatë, iu kundërvu Millatoviçi, ndërsa propozimin e Krapoviçit e mbështetën Mandiç dhe Spajiç.

Shkarkimi nuk ndodhi, pasi anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen marrin vendime me konsensus.

Krapoviç, më 18 shtator, me anë të një letre i kërkoi Millatoviçit që të thërrasë sa më shpejt një mbledhje të Këshillit për Mbrojtjen, për të shkarkuar gjeneralin Llazareviq dhe për të emëruar një shef të ri të Shtabit të Përgjithshëm.

Kjo, ndër të tjera, është theksuar në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Boshkoviç, thotë se Krapoviçi, kur mori vendimin për ndalimin e komunikimit, u mbështet në Ligjin për Administratën Shtetërore, sipas të cilit ministri mund të “urdhërojë ose ndalojë veprimet në një situatë të caktuar që ka rëndësi të përgjithshme”.

“Vështirë se ndalimi i komunikimit mund të jetë i një rëndësie të përgjithshme, përkundrazi”,thotë për REL-in Predrag Boshkoviç, i cili ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e fundit të DPS-së.

Ai konsideron se veprimi i Krapoviçit dëshmon për rrënimin e institucioneve dhe pasqyron gjendjen në shumicën aktuale politike:

“Kjo armiqësi e ndërsjellë, që para së gjithash është shprehje e dëshirës për kontroll të plotë partiak të sektorëve që drejtojnë, çon në rrezikimin e interesave kombëtare të shtetit që drejtojnë, duke shkatërruar plotësisht institucionet që drejtojnë”.

Boshkoviç thekson se veprimet e shumicës aktuale politike janë shembull i “populizmit të lidhur me padijen dhe mosbesimin” dhe se “incidenti i fundit i ministrit të Mbrojtjes flet për kapacitetin e tij demokratik dhe të partisë së tij”.

“Por, sot, në Mal të Zi çdo gjë kalon. Ka pak media kritike që janë të gatshme t’i thërrasin mbajtësit e funksioneve më të larta shtetërore për përgjegjësi publike”, përfundon Boshkoviç.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Boris Mariç, thotë se urdhrat si mënyrë komunikimi zyrtar zakonisht shmangen pasi tregojnë dobësinë e administratës shtetërore:

“Dhe, jo vetëm të saj. Këtu është shkuar një hap më tej sepse bëhet fjalë për kabinetet e presidentit të shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë, të gjithë anëtarët e Qeverisë që janë ministra, për kabinetet e tyre”.

Mariç thotë se urdhri ka kuptim nëse dyshohet se dikush shpërndan informacion dhe përtej deklaratës së nënshkruar për ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave:

“Por, sa i përket anëtarëve të Këshillit për Mbrojtjen, kjo nuk është ‘në lojë’, pasi ata kanë qasje në të gjitha aktet dhe informacionet sekrete”.

Sipas tij, ndalimi dërgon një mesazh se ekziston një problem besimi në Ministrinë e Mbrojtjes, në marrëdhënien ndërmjet pjesës ushtarake dhe civile.

Mariq thotë se është veçanërisht problematike që ministri në urdhër ka përcaktuar drejtuesit përgjegjës për zbatimin e tij, edhe pse nuk i ka përmendur emrat.

“Është problematike që në të nuk janë të gjithë zyrtarët përgjegjës, por shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtorët e drejtorive dhe shefat. Ata pastaj, në kuptimin e hierarkisë, duhet të shtyjnë më poshtë”, shpjegon ai.

Pa mohuar që në resorin e Krapoviqit ekzistojnë informacione që nuk mund të ndahen, Mariq thotë se kjo nuk rregullohet me urdhër, por ekzistojnë procedura ligjore për këtë.

Mariç konstaton se Mali i Zi, edhe pas katër vjetësh nga rrëzimi i Qeverisë së DPS-së, ende ka problem me mekanizmat demokratikë dhe sidomos me transparencën.

Mariç konstaton se Mali i Zi, edhe pas katër vjetësh nga rrëzimi i Qeverisë së DPS-së, ende ka problem me mekanizmat demokratikë dhe sidomos me transparencën.

Burimi i tyre është përfundimisht në karakterin dhe mënyrën e qeverisjes së DPS-së që për fat të keq, në një farë mase, e kanë marrë në mënyrë të papërshtatshme dhe fatkeqe edhe subjektet e sotme politike”, vlerëson ai.

Mariç thotë se ajo parti kishte më pak nevojë për akte të tilla:

“Nuk ka dyshim se edhe atje kishte luftëra të forta, ndoshta edhe më të forta partiake sesa ato që kemi tani në skenën politike, por ata i zgjidhnin ato në hierarkinë partiake dhe disa rregulla të pashkruara. Kjo, sigurisht, nuk kontribuoi në zhvillimin e demokracisë në Mal të Zi”.

Që nga rrëzimi i pushtetit të DPS-së, në gusht të vitit 2020, deri më sot në Mal të Zi janë ndërruar tri qeveri dhe dy përbërje të Parlamentit.

Të paktën dy herë janë ndërruar edhe të gjithë drejtuesit e kompanive shtetërore dhe institucioneve publike. /REL



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Para
Sali Berisha sot në “Opinion”

Sali Berisha sot në “Opinion”

Dumani takohet me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës

Dumani takohet me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Sherr mes kushërinjve në Durrës, 50-vjeçari qëllon me armë gjahu drejt tyre
















TE FUNDIT

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
8 Dhjetor, 2025

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
8 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të nënshkruajë një propozim paqeje të hartuar nga SHBA-të që...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
8 Dhjetor, 2025

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com