Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike ku humbi jetën efektivja e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy të tjerë.
Përmes një statusi në Twitter, Pabriks ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe garanton shtetin shqiptar për hetim të menjëhershëm të këtij aksidenti.
Efektivja e Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine në bazën Camp Adazi në Letoni, ku forcat shqiptare janë aty me mision të NATO-s për demontimin e municioneve.
Më herët, reaguan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet ambasadës në Tiranë, duke vlerësuar sakrificën e efektives shqiptare./Opinon.al