Aktualitet

Ministri i këkon të bëjë shkurtime, drejtori i spitalit jep dorëheqjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 12/11/15 |
b.f

RRËSHEN- Drejtori i Spitalit të Rreshenit ka dhënë dorëheqjen pasi nuk ka mundur dot të zbatojë një udhëzim të padrejtë për shkurtimin e stafit. Pjetër Ndoj ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, pasi thotë se e ka patur të pamundur që të shkarkonte 30 persona njëherësh. “Nuk mund të shkarkoj këta punonjës me të cilin punoj prej 30 vitesh”, ka thënë ai.

Sakaq i gjithë spitali i Rrëshenit është në protestë, pasi thonë nuk ka asnjë arsye për ta kthyer këtë spital që përballon gjithë fluksin e zonës në një klinikë.  Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka reaguar mbi këtë reformë që po bën në spitale të vogla rrethesh.

*foto ilustruese

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Pas