Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka zhvilluar këtë të premte një takim me homologun italian, Antonio Tajani.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shprehet se kanë diskutuar mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dypalësh.
“Mirëprita sot në mëngjes në Tiranë kolegu im i dashur ministër i Punëve të Jashtme Italiane dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Antonio Tajani. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij të ardhshme në Shqipëri sot”, shkruan Hasani.