Bota

Ministri i Jashtëm i Iranit: Po mbajmë vetëkontroll maksimal ndaj SHBA-së


               Publikuar në : 14:36 - 16/05/19 |
el ida

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif deklaroi se Teherani është duke treguar “vetëkontroll maksimal”, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, dhe ka akuzuar Uashingtonin për rritje të panevojshme të tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.

“Përshkallëzimi i Shteteve të Bashkura është i papranueshëm. Ne jemi duke mbajtur vetëkontroll maksimal, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore majin e vitit të kaluar”, ka thënë Zarif në Tokio, pasi është takuar me homologun e tij japonez, Taro Kono.

Zarif tha se Teherani vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj marrëveshjes duke theksuar se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se Irani është duke zbatuar plotësisht marrëveshjen.

Tensionet SHBA- Iran janë rritur prej majit të vitit të kaluar, kur Shtetet e Bashkuara janë larguar nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore. Sipas marrëveshjes, Irani është zotuar për frenim të aktivitetit bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare./Opinion.al

Pas