Aktualitet

Ministri i jashtëm grek: Negociatat për Shqipërinë, kusht minoriteti


               Publikuar në : 16:57 - 22/07/19 |
geliano fataj

Athina zyrtare ka dhënë porosi të qarta për Shqipërinë. Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dhendhias nga foltorja e parlamentit ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Sipas tij marrëveshja e detit me Shqipërinë e nënshkruar në kohën kur qeveriste partia e tij Demokracia e Re në vitin 2009 nuk ka gjetur ende zbatim. Shefi i diplomacisë greke e bëri shumë të qartë se do ta kushtëzojë hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, me minoritetin grek.

“Shqipëria vazhdon të mos përmbushë detyrimet në raport me të drejtat minoritare dhe pronësore të minoritetit etnik grek. Prandaj, në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë (për çka BE ka shtruar kushte të qarta), do të vazhdojmë të mbikëqyrim ngushtësisht përmbushjen nga Shqipëria të pesë kritereve bazike. Do të vazhdojmë të mbikëqyrim ngushtësisht respektimin me vepra të të drejtave të njeriut. Për gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë të drejtat e pronës të minoritetit autokton grek”, ka deklaruar Dendias.

Pavarësisht kundërshtimit të manifestuar nga pozicioni i opozitës, qeveria e re greke, duket se ka ndryshuar qasje për marrëveshjen e Prespës.

“Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pakësuar pasojat negative të marrëveshjes. Do të synojmë thellimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, në kuadër të bashkëpunimit me dobi reciproke. Mirëpo nuk do të tolerojmë fenomene të mosrespektimit të plotë të marrëveshjes”, tha ai./ Opinion.al

Pas