Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

2025/08/01 at 9:36 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që të lejojë urgjentisht qasje të sigurt dhe shpërndarje të sigurtë ndihmave humanitare.


Për të zbutur gjendjen e rëndë të palestinezëve që po vuajnë nga uria në Rripin e Gazës ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje qeverisë izraelite të krijojë mundësi për kalime të sigurta përmes tokës në zonën e luftës.

Vetëm në këtë mënyrë furnizimet me ndihma mund të arrijnë në sasi të mjaftueshme tek njerëzit, tha politikani i CDU-së, i cili është për një vizitë në Izrael.

Ai i kërkoi qeverisë izraelite që t’u lejojë urgjentisht OKB-së dhe agjencive ndërkombëtare të ndihmës qasje të sigurt dhe mbi të gjitha, shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave humanitare. OKB-ja paralajmëroi të martën (27.07.) për shtimin e urisë në brezin bregdetar të Mesdheut.

“Vetëm nëpërmjet tokës, furnizimet me ndihma mund të arrijnë tek njerëzit në sasi të mjaftueshme”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës duhet të kenë akses të sigurt dhe, mbi të gjitha, një shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave. Vdekjet dhe vuajtjetmidis popullatës civile në Gaza kanë arritur “dimensione të pabesueshme”, theksoi Wadephul.

Ai tha që qeveria izraelite duhet të “ofrojë ndihmë të menjëhershme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për situatën katastrofike në Rripin e Gazës”.

Hamasi nuk duhet të ketë më ndikim

Në të njëjtën kohë ministri i Jashtëm garantoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit për të siguruar që Hamasi islamist të lirojë më në fund të gjithë pengjet, të çarmatoset dhe të mos ketë më ndikim politik në territoret palestineze.

Hamasi nuk duhet të përbëjë më kurrë kërcënim për Izraelin. Hamasi palestinez është listuar si organizatë terroriste nga shumë shtete, përfshirë Gjermaninë.

Në të njëjtën kohë Wadephul e paralajmëroi Izraelin kundër një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës.

“Gjermania do të detyrohet gjithashtu të reagojë ndaj hapave të njëanshëm.” Konferenca e fundit e OKB-së në Nju Jork tregoi gjithashtu se Izraeli gjendet gjithnjë e më shumë në një pozicion minoriteti.

Jo njohjes së shtetit palestinez për momentin

Lidhur me diskutimin ndërkombëtar rreth një njohjeje të mundshme të shtetit palestinez, Wadephul deklaroi se Gjermania aktualisht nuk ka plane të tilla. Nga perspektiva gjermane një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt bashkëjetesës paqësore.

Por: “Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez ka më shumë të ngjarë të jetë në fund të procesit.”

Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë shtuar ditët e fundit presionin ndaj Izraelit dhe kanë deklaruar se duan të njohin një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator. Edhe Portugalia po e shqyrton këtë çështje.

Pas takimeve në Tel Aviv Wadephul me homologun e tij izraelit Gideon Saar, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, Wadephul do të takohet sot (01.08.) me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Jerusalem dhe përfaqësues të Autoritetit Palestinez në Ramallah./DW



Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
Para
Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…
















TE FUNDIT

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com