Kryesore

Ministri i Jashtëm gjerman vjen në Tiranë në kulmin e debatit për kufijtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:25 - 15/09/18 |
b.f

Javën e ardhshme pritet të zhvillojë një vizite zyrtare në vendin tonë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Lajmi u konfirmua për opinion.al nga burime diplomatike.

Heiko Maas vjen në Tiranë në kulmin e debateve për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbinë si dhe kur mbahet referendumi për emrin e Maqedonisë.

Dihet se Shqipëria ka një rol thelbësor në politikën e rajonit, edhe sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën. Edhe ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka takuar z. Mass në Gjermani në korrik dhe pa u bërë ende dy muaj kreu i diplomacisë gjermane vjen në Tiranë.

Ai do të ketë takime me zyrtarë të lartë në vend, por axhenda ende nuk është bërë publike.

/r.d. Opinion.al

Pas