Holanda nuk është e bindur për të dhënë dritën jeshile për të lejuar fillimin e negociatave me për Shqipërinë.
Ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se qeveria holandeze konsideron se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë.
“Është i parakohshme vendimi pro Shqipërisë”, deklaroi ministri në Komisionin Parlamentar për çështjet europiane të Parlamentit holandez.
Ministri vlerësoi ecurinë e reformës në drejtësi, por theksoi se duhet bërë më shumë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Ndërkohë vlerësime si nga ministri Blok dhe nga deputetët janë bërë për Maqedoninë e Veriut. Tani duket se fjalën e fundit do ta ketë Parlamenti./ Opinion.al