Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Kemi pritur dhe akomoduar 68 shtetas afganë

2024/10/13 at 1:27 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sveçla njofton për bastisjen e një OJQ-je brenda stacionit policor në Prishtinë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se të dielën Kosova u ka ofruar mbrojtje të përkohshme 68 afganëve.


Sveçla ka thënë përmes një postimi në Facebook, se akomodomi i tyre është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës ndaj krizës në Afganistan, për t’i mbrojtur individët në rrezik nga konfliktet e brendshme.

Në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur më 11 shtator, ishte miratuar vendimi për ofrim të mbrojtjes së përkohshme të 15 afganëve dhe familjarëve të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova strehon afganë në territorin e vet.

Në verën e vitit 2021, kur talibanët janë rikthyer në pushtet në Afganistan, dhe janë tërhequr forcat ndërkombëtare, Kosova pati pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për pranim të përkohshëm të rreth 1.900 afganëve.

Ata ishte paraparë të qëndronin në Kosovë derisa do të kalonin procesin e verifikimit për t’u zhvendosur në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër perëndimor.

SHBA-ja pati arritur marrëveshje të ngjashme edhe me disa vende tjera, përfshirë Shqipërinë.

Autoritetet e Kosovës dhe ato amerikane patën thënë muaj më parë për Radion Evropa e Lirë se vetëm rreth 30 afganë kanë mbetur në Kosovë, dhe që po shqyrtohen mundësi për zhvendosjen e tyre.

Fillimisht lëvizjet e tyre kanë qenë të kufizuara, por më pas është thënë se ata kanë mundur të qarkullojnë nëpër gjithë territorin.

Afganëve të larguar nga Afganistani konsiderohet se u rrezikohet jeta nga regjimi taliban, për shkak të bashkëpunimit që kanë pasur me forcat perëndimore para vitit 2021.

Prej ardhjes së talibanëve në pushtet, Qeverinë e të cilëve nuk e njeh asnjë vend në botë, të drejtat e njeriut dhe sidomos ato të grave janë përkeqësuar konsiderueshëm, vlerësojnë organizatat ndërkombëtare.

Grave u ndalohet të dalin në ambiente publike pa një shoqërues burrë, u është ndaluar shkollimi pas klasës së gjashtë dhe ushtrimi i një morie profesionesh./REL



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?
Bota

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

3 Nëntor, 2025 10:32 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Bota

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

3 Nëntor, 2025 8:19 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Para
Elbasan/ Shpërthim me tritol në katin e katërt të një pallati, plagoset një 26-vjeçar

Tentoi të fshihte plagosjen me thikë të 26-vjeçarit në Elbasan, pezullohet nga detyra mjeku

Ushtarë afër vijës kufitare me Kosovën/ Serbia: Penguan kontrabandën me drunj

Ushtarë afër vijës kufitare me Kosovën/ Serbia: Penguan kontrabandën me drunj

Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët

Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët
















TE FUNDIT

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

Auto-Skicë
3 Nëntor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë...

Lexo më shumë

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
3 Nëntor, 2025

Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet për 21 Janarin është Edi Rama. Kështu u shpreh kreu i partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
3 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një dokument të ri, që sipas tij, vërteton se gjyqtarja Irena Gjoka, të cilën...

Lexo më shumë

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
3 Nëntor, 2025

Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com