Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në një konferencë për shtyp pas kthimit nga New Yorku, se ka zhvilluar 76 takime gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së.
Duke folur për axhendën e lobimit, Hoxhaj ka paralajmëruar edhe tre njohje të reja deri në fund të vitit për shtetin e Kosovës.
Po ashtu sipas tij, nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike me shtetet që e kanë njohur Kosovën është rritur dhe presim në dy muajt e ardhshëm të kemi nënshkrime të reja.