Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Hoxha: Shqipëria e angazhuar për eliminimin e dhunës ndaj grave

2024/11/25 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri Hoxha: Shqipëria e angazhuar për eliminimin e dhunës ndaj grave

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka thënë se barazia gjinore është një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimit në shumë fusha.

Gjatë fjalës së tij në ditën ndërkombëtare të dhunës kundër gruas, Hoxha ka theksuar se Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar dhe për të krijuar mekanizma për eliminimin e dhunës ndaj grave.

”Organizimin e kësaj Konference të Nivelit të Lartë, e shoh si një mundësi më shumë për të diskutuar arritjet, dobësitë, por dhe angazhimet në adresimin e barazisë gjinore, forcimin e sigurisë dhe eliminimin e dhunës ndaj grave. Dita e sotme, e shënjuar si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, është një dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një shoqëri të sigurt dhe të drejtë për të gjithë.

Ajo reflekton përpjekjet në kuadër të Rezolutës 1325 të OKB-së për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”. Ministria e Brendshme është plotësisht e angazhuar në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (2023 – 2027).  Një ndër hapat domethënës në këtë drejtim është krijimi i “Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit”, një mekanizëm që jo vetëm promovon barazinë gjinore, por edhe ofron hapësira për zhvillim profesional dhe mundësi karriere për oficeret gra.

Kam patur mundësinë ta shpreh në panele të tjera, kur mora detyrën si Ministër, që do të jem mbështetës i fortë për promovimin e grave në lidership, tek strukturat me uniformë. Barazia gjinore nuk është vetëm një parim thjesht moral, por edhe një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në zbatimin e ligjit.

Ministria e Brendshme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ndërtimin e kapaciteteve brenda strukturave të saj, konkretisht:

-Trajnime të vazhdueshme për oficerët e Policisë mbi dhunën me bazë gjinore, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Këto trajnime janë të lidhura me Strategjinë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën Kundër Terrorizmit 2023 – 2025;

-Reforma në proceset e rekrutimit dhe promovimit, duke siguruar përfaqësim të barabartë të grave në të gjitha nivelet e Policisë dhe strategjive operacionale. Përfshirja e grave në Policimin në Komunitet ka rezultuar pozitivisht, në krijimin e marrëdhënieve më të forta me grupet në risk dhe në përmirësimin e zgjidhjes së konflikteve;

-Krijimin e partneriteteve me organizata ndërkombëtare e lokale, si UN Women, OSBE, dhe aktorë të shoqërisë civile, që na kanë ndihmuar të ofrojmë burime dhe trajnime të specializuara;

Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar më tej përfshirjen gjinore në sektorin e sigurisë publike dhe për të krijuar mekanizma më të fuqishëm për eliminimin e dhunës ndaj grave, siç janë:

-Zbatimi i politikave gjithëpërfshirëse, që sigurojnë mundësi të barabarta për gratë në të gjitha nivelet e policisë;

-Fuqizimi i mbështetjes për viktimat e dhunës me bazë gjinore, përmes njësive të specializuara në Polici dhe përmirësimit të bashkëpunimit me organizatat që ofrojnë mbështetje për to.

Për të adresuar këto sfida që përmenda, dua ta theksoj se kërkohet angazhimi i të gjithë aktorëve dhe faktorëve-Qeveri, partnerë ndërkombëtarë dhe shoqëri civile.

Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të ndërtojmë një sektor të sigurisë më gjithëpërfshirës dhe më efikas. Së bashku, mund të sigurojmë që barazia gjinore dhe eliminimi i dhunës ndaj grave të mos jenë thjesht synime, por realitete konkrete në çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë sonë”, tha Hoxha.

Ju sugjerojmë

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

14 Maj, 2025 10:35 am
Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë
Aktualitet

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

14 Maj, 2025 10:26 am
Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
Rajoni

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

14 Maj, 2025 10:12 am
Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
Kryesore

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

14 Maj, 2025 10:05 am
Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14 Maj, 2025 9:37 am
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

14 Maj, 2025 9:33 am
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 Maj, 2025 9:26 am
Para
“Mbi 5 mijë gra po marrin kujdesin e nevojshëm”, VanHorn: Policia të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen

“Mbi 5 mijë gra po marrin kujdesin e nevojshëm”, VanHorn: Policia të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen

“Kanë premisa për të kryer veprime korruptive”/Dumani: Shqetësim i SPAK, subjektet që kanë kaluar vetingun dhe vijojnë të ushtrojnë funksionin

“Kanë premisa për të kryer veprime korruptive”/Dumani: Shqetësim i SPAK, subjektet që kanë kaluar vetingun dhe vijojnë të ushtrojnë funksionin

25 nëntori, Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas

25 nëntori, Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas

TE FUNDIT

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
14 Maj, 2025

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave. Mësohet se Hutra...

Lexo më shumë

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë
14 Maj, 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, në mandatin e 4-të qeverisës. Përmes...

Lexo më shumë

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
14 Maj, 2025

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës deri në...

Lexo më shumë

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
14 Maj, 2025

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com