Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri gjerman: Dembelizmi s’është alternativë! BE duhet të tregojë më shumë unitet!

2024/06/24 at 8:21 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri gjerman: Dembelizmi s’është alternativë! BE duhet të tregojë më shumë unitet!

BE duhet të tregojë më shumë unitet.

Është e vetmja mënyrë që evropianët të mbijetojnë në konkurrencën ndërkombëtare, theksoi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, gjatë vizitës në Kinë.

Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck, vendet e BE duhet të bashkojnë forcat për të qenë në gjendje të konkurrojnë me Kinën. Si në Korenë e Jugut ashtu edhe në Kinë, ai u përball me termin “konkurrencë, në kuptimin e tij më të ashpër”, tha politikani i Gjelbër të dielën, në fund të udhëtimit të tij katërditor në Azinë Lindore në Hangzhou, Kinë.

“Dembelizmi nuk është alternativë”

“Mendoj se duhet të përballemi me këtë konkurrencë. Edhe në Gjermani flasin  për konkurrencë. Kështu që neglizhimi, dembelizmi, humori i keq nuk janë alternativë”, theksoi Robert Habeck. Megjithatë, ai paralajmëroi që të mos kalohet në sjellje ekstreme, bashkëpunimi është gjithashtu i nevojshëm. Të bashkëpunosh do të thotë të mos i shohësh të tjerët si kundërshtarë apo si armiq, por përkundrazi të zhvillosh mirëkuptim të ndërsjellë dhe të forcosh njëri-tjetrin.” Habecku paralajmëroi njëkohësisht se bota po përgatitet për konkurrencë.

“Mendimi im është se kombet e mëdha, me të cilat ne si evropianë duhet të masim veten, në fakt kanë një plan shumë të saktë se ku duan të jenë pas 10, 20, 30 vjetësh dhe gjithashtu vënë në dispozicion mjetet, nga burimet financiare deri te politika energjike e jashtme e tregtisë së jashtme, për ta imponuar këtë plan.

Evropa si aktore politike globale

Ai gjithashtu paralajmëroi: “Dhe ky plan që ka Evropa nuk mjafton”. Duhet të fillojë një epokë e re për Evropën dhe vendet e saj, në të cilën ata ndërgjegjësohen për këtë konkurrencë dhe nxjerrin përfundime, tha Habeck. Niveli evropian duhet të ndërtohet si aktor politik global. Debate të tilla si ato që zhvillohen në Gjermani dhe Evropë janë të rëndësishme. Megjithatë, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj asaj se “çfarë po ndodh realisht këtu nga pikëpamja gjeopolitike”.

I pyetur për mendimin e tij për debatin rreth buxhetit federal gjerman për vitin e ardhshëm, Habeck tha: “Por këto udhëtime e kanë një vlerë të shtuar, të paktën në kuptimin që mund të përvetësosh këndvështrimet e vendeve të tjera dhe në rastin më të mirë të përcaktosh impulse për një politikë bashkëpunimi. Shpresoj dhe besoj se ky udhëtim ka mundur të kontribuojë pak për këtë, ” tha përmbledhtazi Habeck-u.

Politika klimatike është e mundur vetëm me Kinën

Gjatë vizitës së tij në Kinë, ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendëskancelari trajtoi gjithashtu ndryshimet klimatike dhe rreziqet që lidhen me to. Në fund të udhëtimit të tij, Habeck-u theksoi se qëllimet globale të klimës mund të arrihen vetëm me Kinën. Aktualisht, kufizimi i ngrohjes globale duket se është lënë në hije nga çështje të tjera, tha politikani i Gjelbër. “Por pa Kinën nuk do të ishte e mundur të arriheshin synimet globale të klimës”.

Prandaj është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi me Republikën Popullore në këtë fushë. Në bisedat që kishte zhvilluar, atij i është shpjeguar se Kina po ndërton termocentrale me qymyr kryesisht për arsye të sigurisë energjetike. Prandaj, Kina ka nevojë për një alternativë të sigurt ndaj qymyrit. Kinës nuk ka nevojë t’i thuhet se emetimet e CO2 janë të dëmshme për klimën. Këtë e ka kuptuar./DW

Ju sugjerojmë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Para
Gara për zgjedhjet presidenciale/ Çfarë pritet prej debatit Biden-Trump?

Gara për zgjedhjet presidenciale/ Çfarë pritet prej debatit Biden-Trump?

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore

RMV me qeveri të re, kryeministër Hristijan Mickoski

RMV me qeveri të re, kryeministër Hristijan Mickoski

TE FUNDIT

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com