Bota

Ministri francez: Ukraina ka të ngjarë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 10/03/22 |
Opi Nion

Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune tha se Ukraina, midis vendeve të tjera të Evropës Lindore, “ndoshta” do t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

“Është bindja ime e thellë se do të ketë një Bashkimi Evropian, i cili pas disa vitesh, nuk e di kur, por pas disa vitesh, do të përfshijë Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, ndoshta dhe vende të tjera.

Pranimi i Ukrainës në BE do të ndodhë edhe pse “nuk është për nesër”,-shtoi ai.

Beaune dënon “masakrën” ruse në një maternitet ukrainas, duke shtuar se sulmet kundër civilëve po intensifikoheshin.

Ministri përsëriti gjithashtu nevojën për t’u larguar nga gazi rus “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se “Rusia mbështetet në faktin se ne kemi nevojë për të”.

“Duke blerë gazin rus, ne po financojmë luftën e Vladimir Putinit”, tha ai.

Beaune bëri thirrje gjithashtu për mbrojtje të përbashkët ushtarake evropiane, plotësuese të aleancës ushtarake të NATO-s.

Pas