Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dalë në terren për monitorimin e situatës së zjarreve në jug të vendit.
Ai ishte i pranishëm në fshatin Dhuvjan, ku zjarri u riaktivizua mëngjesin e sotëm dhe siguroi se për shuarjen e flakëve janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse të shtetit.
“Dua që të nënvizoj faktin që këtu janë përfshirë të gjitha strukturat e shtetit, jo vetëm shërbimi i zjarrfikësve në nivel bashkie. Kemi pasur disa ndërhyrje me helikopter, po ashtu edhe me dy avionë të vëna në dispozicion nga qeveria greke. Jemi në kontakt me qendrën e mekanizmit europian të solidaritetit, përmes së cilit duam të vazhdojmë luftën edhe nga ajri”, tha Balla.