Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkeljet/ Zbardhet raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit

2017/08/16 at 9:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkeljet/ Zbardhet raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit

Ministrat teknikë së bashku me dorëheqjen e tyre kanë gati edhe raportin përfundimtar me gjetjet kryesore për zgjedhjet e 25 qershorit. Mësohet se Ministrat përgjatë periudhës zgjedhore kanë hasur përdorimin e parave të pista, si dhe kanë dokumentuar shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës dhe aseteve të saj në favor të partive të maxhorancës.


Në raport thuhet gjithashtu se përfshirja e opozitës në qeveri për të monituruar procesin zgjedhor është praktikë e mirë dhe kjo duhet të ndodhë që nga 1 janari i vitit zgjedhor.

Me një fjalë, raporti i Ministrave teknikë të emëruar nga Partia Demokratike për të vëzhguar procesin zgjedhor ka përfunduar dhe tashmë është në duart e zv/kryeministrës, Ledina Mandija, e cila do t’a publikojë të plotë ditën e nesërme. 

Raporti është zbardhur nga “News 24” dhe në të theksohet se janë përdorur parat e pista në fushatën zgjedhore, përkundrejt asaj që ka deklaruar Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Ministri i Brendshëm ka konstatuar se ky fenomen është vërejtur në shitblerjen e votës nga parti të maxhorancës ose subjekte të lidhura me to.

Tregues për këtë sipas Ministrave teknikë është rënia e vlerës së monedhës së euros për të cilën ata rekomandojnë të analizohet në thellësi.

Gjithashtu Ministria e Brendshme ka vërejtur përfshirjen e grupeve kriminale në fushatë në qarqet Dibër, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër, ndërsa institucionet e tjera nuk kanë bashkëpunuar si duhet me policinë për t’i parandaluar këto fenmomene.

Shitblerja e votës rezulton e përhapur dhe në të janë përfshirë zyrtarë të administratës të nivelit të lartë dhe punonjës të policisë, të cilët nuk kishin reagimin e duhur për parandalimin e këtij fenomeni. Ministrat rekomandojnë të nxirren personat përgjegjës brenda Policisë së Shtetit që nuk kanë zbatuar urdhërat operacionalë.

Ministrat teknikë kanë vërejtur përfshirje të pjesëtarëve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve politike dhe kërkojnë fuqimisht nga Prokuroria të nisin ndjekjen penale ndaj tyre.

Në Ministrinë e Brendshme kanë mbërritur 484 denoncime në lidhje me veprat penale në lidhje me zgjedhjet.

Ministrat kanë dokumentuar përdorimin e aseteve shtetërore për qëllime elektorale, duke krijuar pabarazi mes forcave politike në zgjedhje si dhe janë përdorur aktivitete elektorale në mjedise publike si shkolla, kopshte etj dhe për këtë Ministrat rekomandojnë që këto aktivitete të ndalohen me ligj.

Ministrat gjithashtu kërkojnë hetim nga Prokuroria dhe KLSH për përdorimin e fondeve për mundësimin e aktiviteteve.

Ministrat e shohin si shqetësuese pjesëmarrjen e nëpunësve civilë në fushatë dhe për shkak se monitorimi i tyre është pothuajse i pamundur rekomandohet të ndalohet plotësisht pjesëmarrja e nëpunësve civilë në aktivitete politike brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës.

Gjithashtu Ministrat teknikë në raportin e tyre kanë verifikuar se gjatë kohës së fushatës ka patur lëvizje të burimeve njerëzore si punësime, transferime dhe largime nga puna dhe këto punësime, Ministrat rekomandojnë që të jenë objekt i auditit të KLSH dhe i kërkojnë Prokurorisë të hetojë nëse ato janë bërë për përfitime politike.

Ministrat kërkojnë fillimin e procedimit penal edhe për personat që kanë vonuar apo penguar marrjen e informacioneve të nevojshme nga ana e task-forcës e krijuar posaçërisht për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ministrat rekomandojnë që përfshirja e opozitës në qeveri për të monitoruar procesin zgjedhor është një praktikë e mirë dhe duhet të fillojë që nga 1 janari i vitit zgjedhor, ndërsa ngritja e task-forcës duhet të bëhet 3 ose 6 muaj përpara zgjedhjeve, në mënyrë që të parandalojë të gjitha parregullsitë që mund të hasë procesi zgjedhor.

RAPORTI
Raporti i ministrave teknik
: Nga informacionet e Ministrisë se Brendshme rezulton se ne zgjedhje janë angazhuar grupe te njohura kriminale ne mbeshtetje te subjekteve politike, kryesisht ne Diber, Elbasan, Lezhe dhe Shkoder.

Raporti i ministrave teknik: Policia e shtetit jo efektive ne parandalimin e grupeve kriminale dhe korrupsionit zgjedhor.

Raporti: Koordinimi mes policise se shtetit dhe ministrive dhe instutucioneve te varesise nuk ka qene ne nivelin e duhur sa i takon monitorimit te sjelljes se admibistrates gjste fushates elektorale
Raporti: Shitblerja e votes fenomen i perhapur.

Raporti: Punonjes te nivelit te larte te administrates dhe punonjes te policise te perfshire ne shitblerjen e votës.

Raporti: Rekomandohet te merren masa per te gjetur pergjegjesit ne strukturat e policise te cilat nuk kane mundesuar zbatimin e masave operacionale te dakorteduara nga drejtori i pergjithshem i policise se shtetit

Raporti: Ministri i Brendshem ka raportuar punonjesit e policise qe kane mbeshtetur subjektet elektorale apo kane bashkepunuar me elemente kriminale. Ministri i ka kerkuar drejtorise se policise largimin nga detyra te ketyre punonjesve por drejtori i pergjithshem policise nuk ka marre masat e kerkuara.

Raporti: nga institucionet shteterore, kryesisht zv kryeministri dhe ministrat teknik si dhe policia e shtetit jane derguar ne prokurori rreth 110 te dyshuar per kryerje te veprave penale ne fushen e zgjedhjeve te cilat jane ne proces hetimi. Kerkohet fuqimisht nje hetim eficent dhe inkurajohet prokuroria te procedoje sa me pare ne hetim te plote te ceshtjeve te adresuara dhe te realizoje ndjeken feri ne fazen finale te gjykimit

Raporti: Ështe konstatuar perdorimi i aseteve ne mbeshtetje te subjekteve elektorale nga Ministri, instuticione varesie dhe Bashkite. Jane perdorur aktivitete ne kopshte, shkolla, inagurimin e shesheve dhe rrugeve per fushate elektorale te subjekteve elektorale ne qeverisje si dhe ne diten e heshtjes zgjedhore jane shperndare ftesa per te votuar nje subjekt elektoral ne kundershtim flagrant me kodin zgjedhor. Nga ana tjeter shkolla kopshte ambiente te instutucioneve jane vene ne dispozicion te subjekteve elektorale

Rakomandohet qe ne te ardhmen te jete e ndaluar me ligj mundesia qe aktivitete te tilla te jene ne sherbim te nje subjekti elektoral si dhe te ndalohet me ligj shpendarja e ftesave per te votuar nje subjekt elektoral te caktuar ne diten e heshtjes zgjedhore
Gjithashtu rekomandohet te hetohet nga organet e prokurorise apo edhe te auditohet nga klsh ne lidhje me perdorimin e fondeve publike ne drejtim te realizimet e ftesave, materialeve te tjera te propagandes dhe shperndarjes se tyre nga Bashkia e Tiranes

Raporti: Ështe konstatuar dhenia e privilegjeve te ndryshme gjate fushates elektorale si certifikate pronesie, legalizime, premtim i vendeve te punes, premtim i vleresimit kalues ose me te larte gjate procesit te matures shteterore.

Rakomandohet qe rastet e dhenies se privilegjeve ne rastin e matures shtererore bursave te ekselences, rastet e denobcimit te kontrabandes se kafese, te rimbursimit te tvsh apo te subjektivitetit gjate vlerësimit tatimor si dhe listat e ndihmes ekonomike duhet te jene subjekt i auditit nga klsh apo edhe e hetimit te metejshem nga prokuroria me perfundime konkrete

Raporti: Perfshirja e opozites ne qeverisje gjate vitit elektoral, ne funksion te garantimit dhe monitorimit te procesit zgjedhor eshte nje praktike shume e mire ne kushtet e nje demokracie te brishte ne Shqiperi, shpesh e shoqeruar me tensione politike, megjithëse kjo perfshirje per te qene efektive duget ye ndodhe me pare, konkretisht nga 1 janari i vitit zgjedhor dhe jo pak jave para zgjedhjeve per kuvendin. Rekomandohet, 3-6 muaj para zgjedhjeve. Ne kete menyre procesi i monitorimit dhe masat e marra apo rekomandimet e dhena nga rask forca do te mund te kryehen me nje ritem normal pune. Njekohesisht institucionet dhe entet apo shoqerite shteterore do te kene me shume kohe ne dispozicion per te mbledhur apo per te perpunuar informacionin dhe per tia referuar ate task forces te plote e te sakte per cka kerkohet.

Gjithashtu nisja e punes me heret nga task forca do te mundesonte edhe nje monitorim me te mire dhe me te hollesishem te entece publike dhe shoqerive shteterore ne drejtim te mosperdormit te aseteve te tyre ne funksion te fushates politike apo mos lidhjes se kontratave te reja te punes si mekanizem per te te shtuar zgjedhesit qe votojne per nje subjekt te caktuar politik, dhe deformuar vullnetin e lire te zgjedhesve

Raporti: Nepunesit e administrates shteterore jane perfshire ne fushate elektorale per subjekte te caktura ne kundershtim me ligjin.

Raporti: Rekomandohet qe KLSH te auditoje te gjitha punesimet apo shkarkimet te kryera gjate periudhes zgjedhore, ne pushtetin qendror dhe vendor

 

 

Etiketa: Ministrat teknikepublikohet neserraporti per zgjedhjet


Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Kapriçot e motit/ Rikthehet “Luciferi”, por nuk mungojnë dhe stuhitë

Kapriçot e motit/ Rikthehet “Luciferi”, por nuk mungojnë dhe stuhitë

“Porosit” prostitutë, nuk do ta besoni kush i vjen

“Porosit” prostitutë, nuk do ta besoni kush i vjen

Shokuese/ Fitoi lotarinë dhe pëson atak në zemër, pasi merr vesh se…

Shokuese/ Fitoi lotarinë dhe pëson atak në zemër, pasi merr vesh se…
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com