Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë diskutojnë mbi luftën në Ukrainë

2022/10/21 at 9:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë diskutojnë mbi luftën në Ukrainë

Sekretarët e mbrojtjes së SHBA-së dhe Rusisë zhvilluan një bisedë telefonike, në një moment të rrallë kontakti të nivelit të lartë midis dy vendeve që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.


Si SHBA-ja ashtu edhe Rusia konfirmuan se sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij rus Sergei Shoigu diskutuan për situatën në Ukrainë.

Pas telefonatës së të premtes, Pentagoni bëri të ditur se Austin kishte “theksuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se “u diskutuan çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë”.

Pas bisedës së tyre të mëparshme në maj, Austin i kërkoi homologut të tij të vendoste një armëpushim të menjëhershëm – një kërkesë që nuk u përmend këtë herë.

Biseda e dy zyrtarëve erdhi në kohën pas aludimeve të presidentit rus Vladimir Putin se ai mund të jetë i gatshëm të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, dhe paralajmërimet nga presidenti i SHBA-së Joe Biden, nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

Marrëdhëniet tashmë të ftohta midis SHBA-së dhe Rusisë u përkeqësuan edhe më shumë që nga pushtimi i Ukrainës.

Udhëheqësit e të dy vendeve patën një takim në mesin e vitit 2021, i cili u pa si një hap pozitiv drejt një marrëdhënieje më të mirë. Por ky progres ngeci pasi tensionet u përshkallëzuan mbi Ukrainën.

Putin dhe Biden zhvilluan disa telefonata në muajt para luftës, në të cilat presidenti amerikan paralajmëroi homologun e tij rus të tërhiqej nga planet e pushtimit. Që nga muaji shkurt, kur nisi agresioni ushtarak i Rusisë, nuk ka pasur asnjë bisedë mes liderëve të dy vendeve.

Rusia ka dënuar publikisht SHBA-në dhe Perëndimin mbi përpjekjet për të ndikuar në luftë duke furnizuar me armë dhe ndihma të tjera Ukrainën./ REL



Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

SPAK zbarkon në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

18 Qershor, 2026 11:32 am
“Dil e bëj be që s’ke qenë në Aruba”, debate mes Gjiknurit dhe Berishës
Kryesore

“Dil e bëj be që s’ke qenë në Aruba”, debate mes Gjiknurit dhe Berishës

18 Qershor, 2026 11:30 am
“Të shkarkojmë të gjithë Ramën”, Berisha përplaset me Ballën në Kuvend
Kryesore

“Të shkarkojmë të gjithë Ramën”, Berisha përplaset me Ballën në Kuvend

18 Qershor, 2026 11:12 am
Berisha ankesa për procesverbalin e Kuvendit: Më keni censuruar!
Kronikë

Berisha ankesa për procesverbalin e Kuvendit: Më keni censuruar!

18 Qershor, 2026 10:52 am
Gogu për Koçekun: Kërcënimi nuk është lajm politik, por i drejtësisë
Politikë

Gogu për Koçekun: Kërcënimi nuk është lajm politik, por i drejtësisë

18 Qershor, 2026 10:48 am
“Rama n’burg, Belinda n’burg”/ Klosi gris pankartën e vendosur në derën e Kuvendit
Politikë

“Rama n’burg, Belinda n’burg”/ Klosi gris pankartën e vendosur në derën e Kuvendit

18 Qershor, 2026 10:46 am
Koçeku reagon sërish: I kërkoj falje prej zemre Thethit
Kryesore

Koçeku reagon sërish: I kërkoj falje prej zemre Thethit

18 Qershor, 2026 10:43 am
Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran
Bota

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 8:28 am
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani mund të ketë raketë balistike, por jo armë bërthamore

18 Qershor, 2026 8:23 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 18 qershor 2026

18 Qershor, 2026 8:20 am
Para
Përfundon protesta për vdekjen Lear Kurtit

Përfundon protesta për vdekjen Lear Kurtit

Qytetarët protestojnë për vdekjen e 32-vjeçarit, Rama publikon foton nga lokali

Qytetarët protestojnë për vdekjen e 32-vjeçarit, Rama publikon foton nga lokali

Izraeli paralajmëron botën: Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Iranit, rrezik global

Izraeli paralajmëron botën: Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Iranit, rrezik global
















TE FUNDIT

SPAK zbarkon në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
18 Qershor, 2026

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me pjesëmarrjen e agjentëve të Byrosë Kombëtare...

Lexo më shumë

“Dil e bëj be që s’ke qenë në Aruba”, debate mes Gjiknurit dhe Berishës

“Dil e bëj be që s’ke qenë në Aruba”, debate mes Gjiknurit dhe Berishës
18 Qershor, 2026

Pas deklaratave të Sali Berishës se ka qenë në Aruba, së cilës i shtoi “edhe po s’ke qenë të gjithë...

Lexo më shumë

“Të shkarkojmë të gjithë Ramën”, Berisha përplaset me Ballën në Kuvend

“Të shkarkojmë të gjithë Ramën”, Berisha përplaset me Ballën në Kuvend
18 Qershor, 2026

Kryetari i PD Sali Berisha është përfshirë në debat me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe shkak është bërë...

Lexo më shumë

Berisha ankesa për procesverbalin e Kuvendit: Më keni censuruar!

Berisha ankesa për procesverbalin e Kuvendit: Më keni censuruar!
18 Qershor, 2026

Teksa mori fjalën në Kuvend, kryetari i PD, Sali Berisha, tha se fjalët e tij në procesverbal janë censuruar. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}