Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen pas mosmarrëveshjeve për tanket në Ukrainë

2023/01/20 at 5:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen pas mosmarrëveshjeve për tanket në Ukrainë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s dhe 50 vendeve janë mbledhur sot në bazën ajrore Ramstein në Gjermani për të diskutuar për ndihmat e mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

Takimi mbahet mes mosmarrëveshjeve të vazhdueshme se kush do t’i dërgojë tanket e betejës që udhëheqësit ukrainas thonë se janë jashtëzakonisht të nevojshme për të rimarrë territorin e vendit të kontrolluar nga Rusia.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjeneral Mark Milley, njoftuan për paketën e fundit masive të ndihmës që po dërgojnë Shtetet e Bashkuara, e cila arrin në 2.5 miliardë dollarë dhe përfshin për herë të parë automjetet e blinduara Stryker.

“Kjo e sjell ndihmën e përgjithshme të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën në më shumë se 26.7 miliardë dollarë që nga agresioni i paprovokuar i Rusisë shkurtin e kaluar. Paketa jonë e re ofron edhe më shumë aftësi mbrojtjeje ajrore për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë qytetet e saj”, tha sekretari Austin.

(Sekretari amerikan i Mbrojtjes) Zoti Austin tha se ky është një moment vendimtar, pasi Rusia po bën përpjekje për t’u riorganizuar, për të rekrutuar dhe për t’u rifurnizuar.

“Nuk është momenti për t’u ngadalësuar, por për të intensifikuar përpjekjet. Populli ukrainas i ka sytë nga ne. Kremlini po sheh dhe historia po sheh. Kështu që ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të lëkundemi në vendosmërinë tonë për të ndihmuar Ukrainën.”

Por hezitimi më i gjerë për dërgimin e tankeve në Ukrainë ka tronditur koalicionin, pasi Gjermania përballet me presion në rritje për të dërguar tanke Leopard 2 në Kiev, ose të paktën t’u hapë rrugën vendeve të tjera, si Polonia, për të dërguar tanket e prodhuara nga Gjermania nga rezervat e tyre.

Ministri i ri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, është ndër ata që marrin pjesë në takimin në Ramstein.

“Ne nuk po hezitojmë, ne thjesht po peshojmë me shumë kujdes argumentat pro dhe kundër. Është detyra jonë të analizojmë me kujdes dhe intensivisht se cilat mund të jenë pasojat për këdo në konflikt.”

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë refuzuar, të paktën deri tani, të ofrojnë tanke M1 Abrams, duke përmendur mirëmbajtjen komplekse dhe sfidat logjistike që ato paraqesin. SHBA beson se do të ishte më produktiv dërgimi i tankeve Leopard 2 pasi shumë aleatë i kanë ato dhe trupave ukrainase do t’u duhej të stërviteshin vetëm për të përdorur atë lloj tanku, ndërsa për tanket Abrams do të duhej një trajnim më i vështirë.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi javën e kaluar se do të dërgojë tanke Challenger 2.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke folur drejtpërdrejt përmes lidhjes me video, u kërkoi ministrave të mbrojtjes të “përshpejtojnë” dërgesat e furnizimeve ushtarake.

“Koha vazhdon të përdoret si armë nga Rusia. Ne duhet të shpejtojmë. Koha duhet të bëhet arma jonë e përbashkët, ashtu si mbrojtja ajrore dhe artileria, mjetet e blinduara dhe tanket, për të cilat ne po negociojmë me ju dhe që në fakt do të sjellin fitoren.”

Paketa e ndihmës që dërgohet nga SHBA përfshin tetë sisteme të mbrojtjes ajrore Avenger, 350 Humvee, 53 automjete rezistente ndaj minave (MRAP), më shumë se 100 mijë fishekë municion artilerie dhe si dhe sisteme të reja HIMARS të mbrojtjes ajrore./ VOA

Ju sugjerojmë

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

27 Janar, 2026 9:59 am
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Aktualitet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme

27 Janar, 2026 9:50 am
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë
Kronikë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë

27 Janar, 2026 9:43 am
Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia
Aktualitet

Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia

27 Janar, 2026 9:32 am
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë
Aktualitet

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

27 Janar, 2026 9:10 am
Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%, Seuli kërkon bisedime urgjente
Bota

Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%, Seuli kërkon bisedime urgjente

27 Janar, 2026 9:01 am
Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas
Kronikë

Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas

27 Janar, 2026 8:59 am
Zbulohet magazina me 1 mijë rrënjë kanabis në Lezhë
Kronikë

Zbulohet magazina me 1 mijë rrënjë kanabis në Lezhë

27 Janar, 2026 8:57 am
Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…

27 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit 27 janar 2026

27 Janar, 2026 8:37 am
Para
Berisha takim me kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll: Kundër regjimeve autokratike

Berisha takim me kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll: Kundër regjimeve autokratike

Opinion 19 janar 2023/ Çfarë tregon investigimi i ri për inceneratorët?

Opinion 19 janar 2023/ Çfarë tregon investigimi i ri për inceneratorët?

Njeriu i dytë më i pasur në Azi humbet 90% të pasurisë së tij

Njeriu i dytë më i pasur në Azi humbet 90% të pasurisë së tij

TE FUNDIT

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
27 Janar, 2026

Tregtarët e tregut industrial në Vlorë, edhe mëngjesin e kësaj të marte kanë dalë në një tjetër protestë. Kjo ishte...

Lexo më shumë

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
27 Janar, 2026

Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e...

Lexo më shumë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë
27 Janar, 2026

Policia e Tiranës arrestoi një 52-vjeçar, i cili kërkohet për 3 vrasje nga Maqedonia e Veriut. 52-vjeçari fshihej prej kohësh...

Lexo më shumë

Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia

Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia
27 Janar, 2026

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Marikaj. Një kamion është përmbysur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com