Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë takohen në Moskë

2022/12/28 at 10:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë takohen në Moskë

Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë kanë zhvilluar bisedime në Moskë të paparalajmëruara, deklaruan sot ministritë turke dhe ruse të mbrojtjes. Ky ishte takimi i parë në nivel ministror midis rivalëve, Turqisë dhe Sirisë që nga fillimi i konfliktit sirian 11 vjet më parë.

Në një deklaratë të ministrisë turke të mbrojtjes thuhet se shefat e inteligjencës së të tre vendeve morën pjesë gjithashtu në bisedimet në Moskë, të cilat thuhet se u zhvilluan në një “atmosferë pozitive”.

Diskutimi u përqëndrua në “krizën siriane, problemin e refugjatëve dhe përpjekjet për një luftë të përbashkët kundër organizatave terroriste të pranishme në territorin sirian”, tha ministria turke.

Ajo shtoi se palët do të vazhdojnë të mbajnë takime trepalëshe.

Rusia prej kohësh po bën presion për një pajtim midis Turqisë dhe qeverisë siriane – aleatit të ngushtë të Moskës.

Turqia mbështeti rebelët që përpiqeshin të rrëzonin presidentin sirian Bashar Assad. Damasku nga ana e tij denoncoi mbajtjen nga Turqia të territoreve në veri të Sirisë, të cilat u kapën në inkursionet ushtarake turke të nisura që nga viti 2016 për të larguar grupet militante kurde nga kufiri.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se tre ministrat diskutuan mënyrat për zgjidhjen e krizës siriane, çështjen e refugjatëve dhe luftën kundër grupeve ekstremiste.

Palët vunë në dukje “natyrën konstruktive të dialogut … dhe nevojën për ta vazhduar atë në interes të stabilizimit të mëtejshëm të situatës” në Siri dhe rajon në tërësi, thuhet në deklaratën e shkurtër.

Bisedimet në Moskë pasojnë paralajmërimet e përsëritura nga Turqia për një inkursion të ri tokësor në Siri pas një bombardimi vdekjeprurës në Stamboll muajin e kaluar. Autoritetet turke fajësuan për sulmin Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK-në, dhe grupin Njësitë e Mbrojtjes së Popullit me bazë në Siri, ose YPG. Të dy grupet mohuan përfshirjen.

Rusia ka kundërshtuar një ofensivë të re ushtarake turke.

Përpjekjet drejt një pajtimi turko-sirian vijnë gjithashtu pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan – i cili përballet me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në qershor – është nën presion të madh në vend për të kthyer refugjatët sirianë. Ndjenjat kundër refugjatëve po rriten në Turqi e cila po përballet me një krizë ekonomike.

Në fillim të këtij muaji, zoti Erdogan tha se i kishte propozuar presidentit rus Vladimir Putin një seri takimesh trepalëshe midis ministrave rusë, sirianë dhe turq, të cilat mund të kulmojnë në një takim të nivelit të lartë ku do të mblidhen krerët e tre vendeve.

Ju sugjerojmë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi, 29 dhjetor 2022

Parashikimi i motit, 9 tetor 2022

Parashikimi i motit

Aksidentoi me makinë fëmijën 3 vjeç, arrestohet 22-vjeçari

Operacion anti-drogë në Korçë, 4 të arrestuar

TE FUNDIT

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Ka përfunduar në rezultatin 0-2 përballja e Kombëtares Shqiptare me Anglinë në “Air Albania. Shqipëria ka mbyllur kështu fazën e...

Lexo më shumë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Shqipëria përballet sot me Anglinë në orën 18.00 në stadium “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë...

Lexo më shumë

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
16 Nëntor, 2025

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook,...

Lexo më shumë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
16 Nëntor, 2025

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com