Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrat e Energjisë të BE-së dakord për një plan urgjent për gazin

2022/07/26 at 4:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrat e Energjisë të BE-së dakord për një plan urgjent për gazin

Shtetet e BE kanë rënë dakord për një plan urgjent për të reduktuar konsumin e gazit për dimrin e ardhshëm. Ky plan synon të reduktojë rreziqet që mund të rezultojnë nga një ndërprerje e plotë e dërgesave të gazit rus.


Presidenca çeke e Këshillit shkroi në Twitter se nuk ishte një “mision i pamundur”. Përkundrazi, ministrat e Energjisë ranë dakord për një “marrëveshje politike”. Sipas burimeve të njëjta në Bruksel, atë e kundërshtoi vetëm Hungaria.

Kursime vullnetare prej 15 për qind

Marrëveshja kërkon që vendet anëtare të BE të kursejnë secili 15 për qind të gazit nga gushti i këtij viti deri në mars të vitit të ardhshëm. Kjo fillimisht është bërë në baza vullnetare dhe daton që nga drafti i planit të emergjencës të Komisionit Evropian javën e kaluar. Secili vend mund të vendosë vetë se si duhet të bëhen kursimet. Si vlerë krahasuese shërben mesatarja e viteve 2016-2021.

Pengesa të rëndësishme për objektivat e detyrueshme

Në raste urgjente, mund të vendosen edhe objektiva të detyrueshme të kursimeve. Për këtë parashikohet një pengesë e rëndësishme: të paktën pesë vende duhet t’i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të veprojë në këtë drejtim dhe më pas, të paktën 15 vende që përfaqësojnë 65% të popullsisë duhet të bien dakord. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursul von der Leyen, në fakt synonte kompetenca të veçanta, në mënyrë që t’i impononte drejtpërdrejt objektivat e kursimeve.

Shumë përjashtime

Kursimet e planifikuara kanë shumë përjashtime, kështu që plani i Komisionit Evropian është zbutur në disa vende. Përjashtimet kanë të bëjnë për shembull me vende si Spanja dhe Portugalia, si dhe me Qipron, Maltën dhe Irlandën, të cilët nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me rrjetin e gazit të një shteti tjetër anëtar. Ata mund të kursejnë më pak gaz, nëse duhet të kursejnë. Vendet në fjalë mund të kërkojnë gjithashtu të përjashtohen nga objektivat e detyrueshëm.

A duhet të kursejë më shumë Gjermania?

Përjashtimet nënkuptojnë gjithashtu se Gjermania ndoshta duhet të kursejë më shumë gaz se vendet e tjera për të shmangur,për shembull, kufizimet masive për industrinë, në rast të ndalimit të dërgesave ruse. Ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se kjo nuk ishte turp. Ai iu referua “gabimeve strategjike” të qeverive të mëparshme dhe varësisë së madhe të Gjermanisë nga gazi rus.

Gazprom shkurton sërish furnizimet

Masat e ekonomisë janë të motivuara kryesisht nga furnizimi i paparashikueshëm i gazit nga Rusia. Vetëm dje, grupi energjetik Gazprom njoftoi një reduktim të mëtejshëm të dërgesave të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1. Nga nesër do të dërgohet vetëm rreth 20 për qind të kapacitetit të gazsjellësit çdo ditë. Sasitë e furnizuara aktualisht janë rreth 40 për qind. Arsyeja për këtë ulje është riparimi i një turbine tjetër. Sipas Agjencisë Federale të Rrjetit (BNA), megjithatë, nuk ka asnjë arsye teknike për këtë ulje të re./DW



Ju sugjerojmë

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije
Kryesore

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

27 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

27 Dhjetor, 2025 7:20 pm
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

27 Dhjetor, 2025 6:59 pm
Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
28 viktima nga konsumimi i alkoolit në Indi

28 viktima nga konsumimi i alkoolit në Indi

Vrau shoqen e klasës, gjykata kërkon transmetimin live të ekzekutimit të 21-vjeçarit

Vrau shoqen e klasës, gjykata kërkon transmetimin live të ekzekutimit të 21-vjeçarit

Rusia godet anijen “amerikane”: Sulmi u krye me sukses

Rusia godet anijen “amerikane”: Sulmi u krye me sukses
















TE FUNDIT

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
27 Dhjetor, 2025

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se Ötzi, njeriu i akullit që jetoi më shumë se 5 mijë vjet...

Lexo më shumë

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
27 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk...

Lexo më shumë

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
27 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin”...

Lexo më shumë

Protestë e PD-së në Surrel

Protestë e PD-së në Surrel
27 Dhjetor, 2025

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com