Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

2025/06/19 at 1:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit evropian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ministerialin e organizuar në kuadër të këtij përvjetori, ku bashkë me homologë nga vende anëtare dhe kandidate për BE diskutoi rreth trajektores së BE-së, si dhe sfidave dhe perspektivave në një kontekst të ri gjeopolitik.

Në fjalën e tij, Ministri Igli Hasani nënvizoi se kjo datë nuk duhet vetëm rikujtuar, por duhet rigjallëruar me ambicien e saj.

“Uroj që kjo përvjetor i 70-të të jetë më shumë sesa një përkujtim. Duhet të jetë një thirrje për guxim. Duhet të na kujtojë se BE nuk ka përfunduar – është ende duke u formuar.

Dhe se zgjerimi nuk është një barrë – është një premtim. Një premtim për paqe, për dinjitet, për një kontinent që refuzon të ndahet midis qendrave dhe periferive, midis anëtarëve të kaluar dhe atyre të ardhshëm.

Se zgjerimi nuk është një proces administrativ, por një zgjedhje strategjike për paqen. Dhe se Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek rrugëtimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, Ministri Hasani vlerësoi se:

“Për ne, rruga drejt Evropës nuk është një çështje komoditeti. Është një thirrje kombëtare, e rrënjosur në besimin se vendi ynë – nga historia, gjeografia dhe vlerat – është brenda familjes evropiane.

Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, duke hapur 4 grup-kapituj për negociata, ndërsa presim brenda vitit të hapim edhe dy të tjerat. Objektivi është i qartë: mbyllja e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në fund të dekadës.”

Ai deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë është i lidhur me atë të rajonit tonë, teksa vendi ynë vazhdon të luajë një rol konstruktiv – duke promovuar dialogun, duke mbështetur iniciativa rajonale dhe qëndruar fuqishëm pas vlerave evropiane.

“Angazhimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur. Por edhe angazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jetë gjithashtu i besueshëm”, shtoi Ministri Hasani.

Konferenca e Mesinës dhe Taorminës në vitin 1955 u bë gur themeli për krijimin e Traktateve të Romës dhe më pas të vetë Bashkimit Evropian.

Në këtë 70-vjetor, kjo konferencë përfaqëson një moment kyç për të vlerësuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.



Ju sugjerojmë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Kronikë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

1 Tetor, 2025 10:47 am
Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
Rajoni

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

1 Tetor, 2025 9:41 am
Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Para
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen

“Parashikuar si ministër i..”/Berisha: Arkend Balla,përfaqësues i kartelit Troplini

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision

Rinumërimi i votave/Berisha: Procesi, jo kërkesë primare e PD! Mbështesim kandidatët
















TE FUNDIT

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
1 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Manovra”,me objektiv gjurmimin e aseteve të përfituara nga krimet. Në fund të këtij...

Lexo më shumë

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
1 Tetor, 2025

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim në Presidencë me presidentin...

Lexo më shumë

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
1 Tetor, 2025

Në Greqi është në fuqi nga 2024 java me gjashtë ditë pune. Tani pritet të pasojë edhe rregullorja për ditën...

Lexo më shumë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
1 Tetor, 2025

Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com