Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mini Shengeni Ballkanik, Hashim Thaçi refuzon ftesën e kryeministrit Rama

2019/12/18 at 2:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mini Shengeni Ballkanik, Hashim Thaçi refuzon ftesën e kryeministrit Rama

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në samitin e Mini Shengenit Ballkanik që do të zhvillohet të shtunën në Tiranë.

Teksa falenderon Ramën për ftesën, Thaçi shprehet se veprimet e Serbisë e bëjnë të pamundur pjesëmarrjen e Kosovës.

Presidenti i Kosovës shkruan ndër të tjera në rrjetet sociale se; “Për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë”.

Postimi Thaçit

Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë.

Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë. HTH/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
Aktualitet

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

10 Qershor, 2025 11:37 am
Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle
Bota

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle

10 Qershor, 2025 11:29 am
Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

10 Qershor, 2025 11:22 am
Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin
Aktualitet

Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin

10 Qershor, 2025 11:08 am
Del nga SPAK pas../ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje
Aktualitet

Del nga SPAK pas../ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje

10 Qershor, 2025 11:08 am
“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë
Aktualitet

“DHL më e mira..”/ Celibashi: U kursyen 2 mln euro. Vota e diasporës, proces model

10 Qershor, 2025 10:53 am
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin

10 Qershor, 2025 10:47 am
Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…
Aktualitet

Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…

10 Qershor, 2025 10:40 am
Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari

10 Qershor, 2025 10:39 am
Celibashi: Rinumërimi i votave të Tiranës e Fierit pritet të nisë javën e ardhshme
Aktualitet

Celibashi: Rinumërimi i votave të Tiranës e Fierit pritet të nisë javën e ardhshme

10 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Meta: Koha për referendum të ri

Gjykata Kushtetuese, Meta publikon videon e dytë

I dërguari amerikan në Ukrainë largohet pas dëshmive në hetimet ndaj Trump

I dërguari amerikan në Ukrainë largohet pas dëshmive në hetimet ndaj Trump

“Babalja”/ Salianji kërkon pafajësinë, tregon provën kyçe të dosjes

"Babalja"/ Salianji kërkon pafajësinë, tregon provën kyçe të dosjes

TE FUNDIT

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
10 Qershor, 2025

Policia e Bulqizës ka zbuluar në malin e fshatit Okshtun një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara...

Lexo më shumë

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle
10 Qershor, 2025

Pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, të paktën pesë persona kanë humbur...

Lexo më shumë

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?
10 Qershor, 2025

Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparon gjetiu, e...

Lexo më shumë

Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin

Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin
10 Qershor, 2025

Teksa rreth 27 mijë maturantë iu nënshtruan këtë të martë provimit të dytë të maturës shtetërore atij të Gjuhës Shqipe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com