Kronikë

Minë me telekomandë makinës/Dëshmia e policit:Dyshoj se ngjarja ka ndodhur për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 09/06/22 |
Opi Nion

Është zbardhur dëshmia e policit të cilit dy ditë më parë iu vendos lëndë plasëse në automjet në garazhdin e një pallati në Kavajë.

Sipas “news 24” punonjësi i policisë ka deklaruar përpara autoriteteve se nuk ka konflikte dhe dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Lënda plasëse, e cila dyshohet se ka qenë rreth 80 gr ishte montuar në pjesën e poshtme të makinës dhe shpërthimi dyshohet se u bë me telekomandë.

Ndërkohë policia po heton në dy pista e para lidhet me detyrën, ndërsa pista e dytë lidhet me konfliktet që mund te ketë pasur efektivi i qarkullimit rrugor Lulzim Muça.

Po ashtu mësohet se garazhi ku ishte parkuar automjeti i efektivit nuk kishte kamera sigurie, dhe policia ende nuk ka autorë te dyshuar për ngjarjen.

 

Pas