Nga Shkodra në takimin e radhës për anëtarësimin e të rinjve socialistë, kryeministri Rama është thumbuar nga deputetja që bën pjesë në fraksionin e Blushit, Mimoza Hafizi.
E ndërsa Rama e ka ftaur në podium si profesoreshë për të dorëzuar një teser, Hafizi ia ktheu me batutë “Nuk jam vetëm profesoreshë, por edhe politikane. Besoj se secili që do të marrë teserën e PS ka shumë arsye, por edhe unë kam disa.
Unë dëshiroj që jut ë vini në PS, për një karrierë të gjatë dhe të merituar. Secili ka të drejtë të zgjedhë edhe të zgjidhet nga kryetari i organizatës deri te kreu i PS” deklaroi deputetja e veriut.
http://www.dailymotion.com/video/x3xybvy_mimoza-hafizi-thumbon-ramen-live_news