Aktualitet

Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 23/11/20 |
Opi Nion

Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi Mimi Kodhelin në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Deputetja Mimi Kodheli është e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

“Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblenë NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare”, -thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas