Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke kopjuar idenë e Tahirit për të marrë gazetarët me helikopterë padashje ka treguar parcelat me hashash në Malësinë e Tiranës.
Gazetarët ndoqën nga afër një stërvitje ushtarake në Bize të Martaneshit, dhe sapo helikopteri është ngritur janë shfaqur parcelat me kanabis.
Ky rast nuk është lënë jashtë vemendjes as nga PD-ja. Në një dalje për mediat Enkelejd Alibeaj shprehet se “mjafton një ngritje rutinë në ajër, për të parë si lulëzon alternativa e Edi Ramës për vendin, droga”.
“Pamjet e filmuara janë publikuar në media, e megjithatë, sërish Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë”, vijoi ai.
Më poshtë video e publikuar nga neës 24 e parcelave me kanabis tek Mali me Gropa.