Një ngjarje me përmasa të frikshme është ajo që ka ndodhur pak minuta më parë në Pazarin e Milotit, ku një drejtus mjeti në gjendje të dehur, ka hyrë me shpejtësi brenda tregut duke marrë përpara disa njerëz. Nga raportimet e fundit që vijnë nga Miloti, situata në vendngjarje është kaotike. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, drejtuesi i mjetit që kreu aksidentin është Pashk Vokrri, 60 vjeç, invalid i cili nuk ka pasur leje për drejtimin e mjetit Benz. Ndërsa bëhet e ditur se nga ky aksident ka humbur jetën një 60 vjeçar dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në tregun e mishit, që është edhe zona më e mbipopulluar. Sipas raportimeve në vendgjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca të cilët kanë marrë të plagosurit për ti dërguar në spitalin e Lezhës. ndërkohë që trupi i njërit prej viktimave është ende në vendngjarje.