Life Style

Milonat që u fituan nga 10 proçeset gjyqësore më të çuditshme në histori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 15/10/18 |
el ida

1. Hedh në gjyq Michael Jordan se i ngjan

Allen Heckard hodhi në gjyq Michael Jordan në korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traumë emocionale për shkak se i ngjante basketbollistit të famshëm. Ai ngriti padi në Oregon, SHBA dhe kërkoi 832 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjyqi nuk ka përfunduar akoma.

2. Ngre padi pasi ngeci në shtëpinë që po grabiste

Në tetor 1998, Terrence Dickinson në Pensilvani po dilte nga shtëpia që sapo kishte përfunduar së grabituri, nëpërmjet garazhit. Ai nuk mundi ta ngrinte portën e garazhit pasi hapësi automatik nuk funksiononte. Ai mbeti i mbyllur një jave aty sepse familja e shtëpisë ishte për pushime. Kështu ai hodhi ne gjyq shoqërine e sigurimeve të pronarit të shtëpisë me pretendimin se situata i kishte shkaktuar gjendje ankthi. Juria ra dakord t’i paguante gjysmë milioni dollare.

3. Hedh ne gjyq shkollën se e quajnë “gei”

Një adoleshent në një qytet të vogel në Kansas Siti, SHBA, pas vitesh të tëra ofendimesh nga shokët e klasës që mendonin se ishte gei arriti të përfitonte 440 mijë dollarë. Marrëveshja u arrit ndërmjet shkollës dhe 18-vjeçarit, Dylan Theno i cili ngrit padi në vitin 2004. Pasi u vërtetua se nuk ishte gei, ai mori dëmshperblim për dëmin moral që i ishte shkaktuar.

4. Pengohet tek një fëmijë, thyen këmbën

Në janar të vitit 2000, Kathleen Robertson në Teksas mori një dëmsperblim prej 780 mijë dollarësh nga juria e gykatës, pasi kishte thyer kyçin e këmbës kur ishte penguar tek një fëmijë në një dyqan mobiliesh. Pronarët e dyqanit mbeten të habitur nga vendimi duke pasur parasysh se fëmija ishte i vetë zonjës.

5. Hedh në gjyq komshiun pasi e kafshoi qeni, të cilin e ngacmoi

Në tetor të vitit 1999, Jerry Williams mori 14 mijë dollarë shpërblim dhe kompensim për shërbimet mjekësore pasi e kafshoi qeni i komshiut. Qeni ishte në kopshtin e të zotit dhe juria ishte e mendimit se Ëillimas e kishte provokuar duke i gjuajtur me pistoletë.

6. Hedh në gjyq restorantin se rrëshqet në lëngun e derdhur

Në maj të vitit 2000, një restorant në Filadelfia mori urdhër që t’i paguante një klienteje 113.500 dollarë pasi ajo kishte rrëshqitur në lëngun që ishte derdhur në dysheme dhe kishte thyer këmbën. Pija ndodhej në dysheme sepse para 30 sekondash viktima ia kishte hedhur ne surrat të dashurit të saj pas një zënke.

7. Hedh në gjyq lokalin pasi bie nga dritarja e tualetit

Në dhjetor të vitit 1997, Kara Walton në SHBA hodhi në gjyq pronarin e një klubi nate pasi ishte rrëzuar nga dritarja e tualetit dhe kishte thyer dhëmbët. Ajo ishte ngjitur në dritare sepse nuk donte të paguante shërbimin prej 3.50 dollarësh. Gjykata e dëmshperbleu me 12 mijë dollarë.

8. Hedh ne gjyq kompaninë pasi përplaset

Në nëntor të vitit 2000, një person bleu një makine-shtepi “Ëinnebago”. Ndërsa po ecte në autostradë ai vendosi që të linte timonin e të shkonte në pjesën e pasme për të bëre kafe. Ndërkohë makina-shtëpi humbi kontrollin dhe u përplas. Kështu ai hodhi në gjyq kompaninë pasi ajo nuk e këshillonte në manualin e përdorimit që të mos kryente një veprim të tillë. Si përfundim fitoi rreth dy milionë dollare dhe një makinë-shtëpi të re.

9. Hedh në gjyq parkun se nuk e paralajmëron për vetetimat

Shawn Perkins u godit nga vetëtimat në një park në Ohajo, SHBA. Menjëhere ai mori avokatin dhe u gjend ne sallën e gjyqit me një padi kundër parkut, ku kërkon dëmshpërblim. Arsyeja? Sepse njerëzit duhet të paralajmëroheshin që të mos lëviznin në kohë me bubullima.

10. Hedh në gjyq fast-food-in se ishte i shendoshë

Caesar Barber, 56 vjeç nga Nju Jorku është obez dhe për kete fajëson fast-food-et që, sipas tij, e kanë detyruar te hajë ushqimin e tyre pesë herë në javë. Ai ka ngritur padi kundër “McDonalds”, “Burger King”, te cilët sipas tij kanë perfituar prej tij dhe nuk e kane paralajmëruar se ushqimi i tyre nuk eshte i shëndetshem.

Pas