Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Millorad Dodik mbërrin në Moskë

2025/05/08 at 1:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje

Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur në Moskë të enjten, ku më 9 maj do të marrë pjesë Ditën e Fitores, ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

Ai po merr pjesë me ftesë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në aeroportin “Sheremetjevo”, Dodikun e priti zëvendësdrejtori i Departamentit për Protokollin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrej Miljajev, njoftoi agjencia e lajmeve, SRNA.

Në mbrëmje, Dodik do të marrë pjesë në një darkë në Kremlin, të organizuar nga Putin për zyrtarët ndërkombëtarë që kanë shkuar në Moskë për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores.

Një ditë më parë në Moskë ka mbërritur edhe kryetari i Kuvendit Popullor të entitetit serb të Bosnjës, Lista Sërpska, Nenad Stevandiç, i cili sot pritet të takohet me zëvendëskryetarin e Këshillit të Federatës së Rusisë (dhoma e sipërme e parlamentit), Konstantin Kosaçov.

Për Dodikun, Stevandiçin, dhe kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar fletarrestim kombëtar.

Megjithatë, këta dy zyrtarë kanë udhëtuar jashtë vendit edhe më herët, dhe Dodik, që nga lëshimi i fletarrestimi, ka vizituar tashmë një herë Moskën dhe është takuar me Putinin.

Në Moskë ka mbërritur më 7 maj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa është parashikuar që më 9 maj të zhvillojë një takim bilateral me Vladimir Putinin, njoftoi Kremlini.

Vendimin për të marrë pjesë në paradën me rastin e Ditës së Fitores më 9 maj, Vuçiçi e bëri publik në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me Putinin.

Njoftimet për vizitën e mundshme të presidentit serb në Rusi kanë nxitur reagime edhe nga institucionet evropiane.

Komisionarja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në një konferencë për media më 29 prill deklaroi se “është në dorën e presidentit të Serbisë vendimi për të udhëtuar në Moskë”, por shtoi se nëse Vuçiq e realizon këtë vizitë, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë ta ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm në rrugën evropiane”.

Nga liderët evropianë, përveç Vuçiçit, pjesëmarrjen në këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i njohur për qëndrimet e tij pro-Kremlinit.

Në Rusi ka mbërritur edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping./REL

Ju sugjerojmë

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
Bota

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

10 Shtator, 2025 9:00 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Para
Më 22 Maj Konferenca e 5-të Ndërqeveritare me BE-në, ja cili grupkapitull do hapet

Më 22 Maj Konferenca e 5-të Ndërqeveritare me BE-në, ja cili grupkapitull do hapet

Kosovë/Kreu i LDK: Propozimi për qeveri tranzicioni mbetet, por nga sot merremi me..

Kosovë/Kreu i LDK: Propozimi për qeveri tranzicioni mbetet, por nga sot merremi me..

PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime

PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime

TE FUNDIT

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
10 Shtator, 2025

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me...

Lexo më shumë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
10 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me sigurinë e prodhimeve shqiptare, pas bllokimit të një sasie prodhimesh shqiptare në...

Lexo më shumë

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
10 Shtator, 2025

“Sa të rrezikshme janë prodhimet shqiptare” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, pasi një sasi prodhimesh u ndaluan...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
10 Shtator, 2025

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com