Bota

Militantët e një tjetër shteti hedhin raketa drejt Izraelit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:05 - 14/05/21 |
Opi Nion

Militantë të një tjetër shteti është bërë pjesë e konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Palestinës.

Pas sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit në Gaza dhe atyre të Hezbollahut në Liban, militantët e një tjetër vendi kanë hedhur mjete shpërthyese drejt Izraelit.

Nga sa raportohet nga Ministria e Mbrojtjes në Izrael, 3 raketa janë lëshuar nga Siria në drejtim të Lartësive Golan. Raketat ranë pranë një fshati izraelit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo dëme.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është intensifikuar në ditët e fundit, ku si pasojë e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore kanë humbur jetën mbi 100 persona nga të dyja palët./ Opinion.al

Pas