Alexander Konanykhin, një prej milionerëve rusë, deklaron se do t’i jap 1 milion dollarë për oficerët ushtarak rusë për ta vrarë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Pasuria e tij llogaritet të jetë rreth 300 milionë dollarë.
Alexander Konanykhin, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga oficerët rusë që ta bëjnë këtë veprim, duke e konsideruar veprim të drejtë dhe të nevojshëm. Shpërblimin prej një milion dollarësh, ai e ka publikuar në Facebook, por vetëm pak orë më vonë, është fshirë nga rrjeti social për shkelje të rregullave.
Më pas, Konanykhin ka publikuar sërish një postim, ku pyet ndjekësit e tij nëse vendimi i Facebook për ta fshirë postimin e tij për kokën e Putinit ishte i drejtë apo i gabuar.
Më tej, ai ka ndryshuar kushtet e shpalljes së tij, duke thënë se shpërblimi tani vlen për secilin oficer ushtrie që do ta arrestonte Putinin për krime lufte.
“Premtoj të paguaj 1,000,000 dollarë për oficerin/oficerët të cilët, duke respektuar obligimin kushtetues, e arrestojnë Putinin për krime lufte sipas ligjeve ruse dhe atyre ndërkombëtare. Putini nuk është presidenti i njëjtë me atë që dikur mori pushtetin. Ai ka shkelur Kushtetutën duke hequr zgjedhjet e lira dhe duke likuiduar oponentët politikë. Si rus etnik dhe qytetar, ndjej se është detyrë e imja morale ta ndihmojë denazifikimin e Rusisë. Do të vazhdoj ndihmën time për Ukrainën, në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë sulmeve të Putinit”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij ku shpall shpërblim për ata që arrestojnë Putinin, ka marrë mijëra reagime përkrahëse në rrjetin social.