Aktualitet

Ja skema e mashtrimit që përdorte Kastriot Ismailaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 17/12/15 |
b.f

TIRANE- Drejtoria e Pastrimit të Parave ka ndërtuar mbi bazën e transaksioneve të ndryshme bankare të kryera nga Ismailaj dhe punonjësit e tij skemën e mashtrimit që përdorte administratori i DIA, Kastriot Ismailaj. Këto skema, tashmë janë administruar në dosjen penale në ngarkim të të dyshuarit Ismailaj, ku janë renditur në mënyrë të detajuar parate e depozituara, të transferuara në llogarite e tij, tërheqjet në “cash” si dhe transferimet e shumave të mëdha që Ismailaj ka bërë jashtë Shqipërisë. Transfertat bankare mes kompanive që drejton Ismailaj dhe personave të tjerë kanë nisur në vitin 2006 duke vazhduar deri në maj të këtij viti, kur me urdhër të prokurorisë, policia  i vendosi prangat.

Sipas këtyre skemave, Ismailaj brenda një periudhe të shkurtër ka kryer rreth 15 mln euro transaksione nga llogarit bankare duke pranuar e transferuar drejt disa shteteve. Mes tyre, Afrikë e Jugut, Kongo, Kenia, Republik Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikë, Francë, Bullgari, Zvicer në shumë raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të njohura si ofsharë apo parajsa fiskale.
Në çdo transaksion të kryer, rezulton se Ismailaj është treguar i kujdesshëm, pasi në asnjë transfertë nuk kap shifrën e 1 mln eurove në një dërgese, por duke dërguar shuma të vogla në disa raste për të evituar kontrollin nga drejtoria e pastirmit të parave. Hetuesit thonë, se Ismailaj kishte informacion të sigurte pasi në dosje prokurorët thonë se në këto vende kërkesat ligjore apo kontrollet në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave janë të kufizuara. Sipas prokurorisë, dyshohet se këto transaksione kalonin nëpërmjet llogarive të kompanisë së Ismailajt, i cili mbante 3 % të vlerës dhe më pas shumën tjetër e transferonte në llogari të ndryshme të kompanive të huaja, që mendohet se po pastronin parat.
Nga ana tjetër, prokurorët thonë se pavarësisht hetimit të hollësishëm të të gjitha transaksioneve, ende nuk është arritur të evidentohet se ku janë dërguar parat që kompania e Kastriot Ismailajt “DIA” ka përfituar nga kompania çeke CEZ-Shpërndarja, e që kap shifrën e rreth 4.5 mln euro. Kjo shumë, sipas hetuesve është përfituar brenda 12 muajve, si detyrim për kompanin e Ismailajt për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të “DIA”-së për mbledhjen e borxheve të CEZ-Shpërndarjes. /abcnews/

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas