Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliona vende të reja pune, energjia diellore po bëhet motor punësimi

2021/07/15 at 9:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Miliona vende të reja pune, energjia diellore po bëhet motor punësimi

Në gjithë botën po hapen miliona vende të reja pune në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore. Edhe në Gjermani po shtohen panelet diellorë dhe firmat kanë nevojë për punonjës të rinj.

Puna më jep shumë kënaqësi, jam i entuziasmuar dhe mësoj shumë”, thotë Fabian Rojas. Që nga tetori i vitit të kaluar argjentinasi 26-vjeçar punon në një firmë pranë Këlnit, që monton panele diellorë në çati dhe ka katër punonjës. Shefi i firmës René Hegel e punësoi inxhinierin argjentinas, i cili në atë kohë ndodhej për vizitë në Gjermani. Kështu mund të përballohet një pjesë e kërkesës, e cila ka rritje të shpejtë.

“Ne kemi shumë kërkesa, unë shkruaj të paktën gjashtë oferta në javë dhe kemi porosi për katër deri në pesë muajt e ardhshëm”, tregon Rojas për DW. “Klientët duan të prodhojnë vetë energji elektrike, të ngarkojnë makinat elektrike me të dhe të ulin konsumin nga rrjeti. Kjo ndihmon për mbrojtjen e klimës.”

Fabian Rojas bisedon me klientët, planifikon sistemet dhe nganjëherë ndihmon për montimin e tyre në çati. Shefi i tij shet që nga viti 2008 impiante për shfrytëzimin e energjisë diellore. “Fabiani mëson shumë shpejt,” thotë Hegel i kënaqur. “Muajt e ardhshëm ai do të fitojë më shumë përvojë praktike, atëherë gjërat do të shkojnë edhe më mirë”.

Gjerman ia kërkon punonjës

Hegeli dëshiron të punësojë punonjës të tjerë, sepse kërkesa po rritet. Pas një bumi si pasojë e ligjit për energjitë e rinovueshme në fillim të viteve 2000, energjia diellore pësoi një rënie pas vitit 2012 dhe tani po përhapet sërish. Në vitin 2020 në Gjermani u instaluan sisteme të energjisë diellore me një fuqi prej gjithsej pesë gigavat (GW), tendenca është në rritje. Sipas studimeve për të përmbushur objektivin e 1.5 gradëve zgjerimi do të duhet të rritet gjashtëfish, në 30 GW në vit.

Për këtë në industrinë solare nevojiten gjithnjë e më shumë punëtorë, thekson edhe Günther Haug, menaxher në BayWa r.e. Kompania me seli në Mynih ndërton parqe të mëdha për energjinë e diellit dhe të erës në të gjithë botën. Ajo po zgjerohet. Në vitin 2017 BayWa r.e. kishte 1100 punonjës, sot ajo ka 2.700. “Ne kërkojmë specialistë për zhvillimin e projekteve, inxhinierë, ekspertë financiarë dhe njerëz të trajnuar teknikisht për mirëmbajtjen”, thotë Haug.

Për të gjetur dhe mbajtur stafin ne i përgatisim vetë ata, sepse ka shumë pak punonjës të kualifikuar”.

“Momentalisht në Gjermani ka rreth 50.000 vende pune në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore”, thotë Volker Quaschning, profesor për energjitë e rinovueshme në HTW në Berlin. Shumë vetë kërkonin punë të reja për shkak të krizës së koronës. “Ne duhet të veprojmë tani me zgjuarsi, të fillojmë programe trajnimi, për të pasur sa duhet punëtorë të kualifikuar. Përndryshe tranzicioni energjitik do të dështojë për shkak të mungesës së personelit”, thotë Quaschning për DW.

Miliona vende pune në industrinë e energjisë diellore

Në vitin 2019 në mbarë botën rreth 11.5 milion vetë punonin në fushën e energjisë së rinovueshme, më shumë se një e treta e tyre në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore. Kështu thuhet në një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA).

Sipas IRENA investimet për stimulimin e ekonomisë dhe tregut të punës pas krizës se covidit duhet të shfrytëzohen duke pasur prioritet tranzicionin energjitik. “Ne vlerësojmë faktin që çdo dollar këtu krijon tri herë më shumë vende pune sesa në sektorin e energjive me lëndë fosile” thotë drejtori i përgjithshëm Francesco La Camera. “Gjithnjë e më shumë vendimmarrës politikë kuptojnë potencialin e këtyre vendeve të punës.”

Momentalisht në gjithë botën janë instaluar impiante solare me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 850 GW. Ata prodhojnë energji elektrike sa rreth 190 centrale bërthamorë. Energjia diellore është momentalisht më e lira, kështu që studiuesit presin që ajo të zërë vend si burimi më i rëndësishëm i energjisë në botë. Studimet supozojnë, se për një furnizim global me energji neutrale ndaj klimës nevojiten rreth 60.000 GW energji diellore. Për këtë në dekadën e ardhshme industrisë do t’ì duhen më shumë se 60 milion punonjës për prodhimin e moduleve, montimin dhe mirëmbajtjen e impianteve.

Me kuriozitet për punën e re në sektorin e energjisë

Inxhinieri Fabian Rojas në Këln është magjepsur nga energjia e diellit dhe e erës dhe teknologjitë e reja për kursimin e energjisë. Ai rregullisht shkëmben mendime mbi këto tema me një mik argjentinas, i cili ndërton sisteme diellore në SHBA. “Energjia diellore nevojitet në mbarë botën dhe prandaj kudo kërkohen njerëz të kësaj fushe”, thotë Rojas. Kjo vlen për Evropën, ashtu edhe për Azinë dhe vendlindjen e tij Amerikën e Jugut.

Rojas rekomandon iniciativë personale për të gjithë ata, që duan të punojnë në këtë sektor. “Informohuni, bëni një praktikë dhe për fat të mirë ka shumë informacione në internet.” Në sektorin solar ai sheh shumë mundësi për të punuar në pjesë të tjera të botës dhe për të transmetuar dijen e tij: “Ku i dihet. Le të shohim kush tjetër do të trokasë në derë.”/ DW

Etiketa: energjia diellorevende pune

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Arrestohet ish-drejtori i Postës në Korçë, shpërdoroi detyrën

Arrestohet ish-drejtori i Postës në Korçë, shpërdoroi detyrën

Emrat/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Skrapar

Emrat/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Skrapar

Perez akuzon gazetarin: Kërkoi 10 milionë euro për të fshirë përgjimet

Perez akuzon gazetarin: Kërkoi 10 milionë euro për të fshirë përgjimet

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com