Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliona euro me “Toyota Yaris”, ja ku fshihen porositësit e pakove

2018/06/30 at 8:09 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miliona euro me “Toyota Yaris”, ja ku fshihen porositësit e pakove

Për të përcaktuar me saktësi vendin e origjinës ku janë blerë makinat, në dy prej të cilave u bllokua sasia prej 3.4 milionë eurosh, Policia e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e Policisë belge.


Të dhënat që mund të vijnë nga Belgjika janë një ndihmë për grupin hetimor, në mënyrë që të arrihet identifikimi i personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje. Burime nga Policia thanë se për të zbuluar më tepër detaje rreth çështjes, ka nisur shkëmbimi i informacioneve me agjencitë homologe belge, gjermane dhe italiane

Një informacion i detajuar policor i është nisur për dijeni Policisë belge, nga ku kërkohet ndihma për hetimet e nisura tashmë nga Prokuroria e Durrësit. Policia Shqiptare kërkon të dijë me saktësi vendin ku janë ngarkuar makinat në Belgjikë, që më pas udhëtuan drejt Gjermanisë, Italisë dhe më pas mbërritën në Portin e Durrësit.

Burimet thanë se ka dyshime të arsyeshme se përveç kushërinjve Alfred e Elvis Vladi, në emër të të cilëve ishin “Toyotat” me 3.4 milionë euro, mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të parave.

TE KERKUARIT

Policia ka vijuar edhe dje kërkimet për dy të shpallurit në kërkim si porositës të sasisë rekord të eurove, Elvis dhe Alfred Vladi, vendndodhja e të cilëve ende nuk dihet. Burimet thanë se nga verifikimi në sistemin Tims nuk figuron që dy kushërinjtë Vladi të kenë përdorur ndonjë pikë kufitare për të dalë jashtë Shqipërisë.

Nuk përjashtohet mundësia që ata mund të jenë “arratisur”, në mënyrë ilegale, por dyshimet e Policisë janë se ata fshihen në Shqipëri. Megjithatë, për çdo rast, të dhënat dhe fotografitë e dy të kërkuarve janë shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në mënyrë që në rast se ata do të tentojnë të largohen, të vihen në pranga menjëherë.

DEKONSPIRIMI

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedimin disiplinor për disa efektivë të Policisë Kufitare Durrës dhe Krimit Ekonomik. Ende nuk dihet nëse hetimi administrativ po kryet për informacionet e nxjerra në media apo ka dyshime për rrjedhje të informacioneve para se të ndaloheshin “Toyota” me 3.4 milionë euro.

Policia e Shtetit pretendon se ajo ka disponuar e para informacionin në rrugë operative nga burimet e saj, por fakti është që një tjetër institucion ka pasur dijeni për sasinë e madhe të parave që do hynin ilegalisht në Shqipëri.

Në deklaratën zyrtare për operacionit, Policia tha se një agjenci ligjzbatuese vendase, që duket se i referohet Shërbimit Informativ Shtetëror, i ka sinjalizuar disa orë pasi fakti është bërë publik në sallën e Kuvendit, më 21 qershor. Ndërsa vetë Policia ishte në dijeni, përmes burimeve të saj vendase, që një ditë më përpara. Për rrjedhjen e këtij informacioni mësohet se edhe Prokuroria ka nisur një hetim paralel, krahas atij për 4 personat e arrestuar dhe 2 të tjerëve që janë shpallur në kërkim.

Etiketa: 3.4 milion euroAlfred VladiToyota Yaris


Ju sugjerojmë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

28 Tetor, 2025 5:24 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

28 Tetor, 2025 5:21 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Vrau babanë me thikë në Durrës, arrestohet djali 25-vjeçar
Kronikë

Vrau babanë me thikë në Durrës, arrestohet djali 25-vjeçar

28 Tetor, 2025 3:46 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

Korrupsion aktiv në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

28 Tetor, 2025 1:12 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Para
Video/ Uruguaji-Portugali, Cavani kalon në avantazh amerikanojugorët

Video/ Uruguaji-Portugali, Cavani kalon në avantazh amerikanojugorët

E pabesueshme/ Historia e Sokolit, çohet pas 21 vitesh nga karrigia me rrota

E pabesueshme/ Historia e Sokolit, çohet pas 21 vitesh nga karrigia me rrota

Komiku hiqet si senator në telefon, shikoni se si Trump bie ne kurthin e tij

Komiku hiqet si senator në telefon, shikoni se si Trump bie ne kurthin e tij
















TE FUNDIT

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
28 Tetor, 2025

Amerikani Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër disa muaj më parë, është...

Lexo më shumë

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
28 Tetor, 2025

Forcat amerikane kanë vrarë 14 persona në sulmet ndaj katër anijeve të dyshuara për drogë në Paqësor. Kjo u bë...

Lexo më shumë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
28 Tetor, 2025

Një konflikt mes dy personave në Berat, ka degraduar në përdorimin e thikave duke shënuar kështu dhe një viktimë. Ngjarja raportohet...

Lexo më shumë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
28 Tetor, 2025

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com