Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliarderi që dikur ishte i varfër: Jam më i lumtur tani që kam para, mund të fle natën

2022/10/11 at 11:29 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Miliarderi që dikur ishte i varfër: Jam më i lumtur tani që kam para, mund të fle natën

John Paul De Joria, një ndër 500 njerëzit më të pasur të botës me 108 biznese në të gjithë globin, tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se atë që ai e konsideronte një arritje të jetën e tij, ishte momenti kur mundi të paguante faturat dhe detyrimet. Me një jetë të vështirë më herët, ai pohoi se sigurisht më i lumtur është tani, sepse mundet të flejë natën.


Pjesë nga intervista

B: Dua t’iu pyes, keni qenë më i lumtur kur keni qenë i pastrehë dhe hanit mëngjese dhe dreka që kushtonin 99 centë, apo kur kishit miliarda?

J: Më i lumtur tani sepse mund të fle natën. Kur nuk ke para… Jo, me të vërtetë e kam, lërmë të të them që kur nuk ke para qëndron zgjuar natën duke menduar: nuk mund të paguaj këtë, nuk mund të bëj atë… Është e tmerrshme!

B: Në atë kohë kur donit të flinit, shkonit për të fjetur.

J: Jo, kur ke borxh shuma të madha parash nuk fle dot. Ti mendon shumë. Ndryshimi i madh është se kur vite më vonë bëra shumë para… Për t’iu përgjigjur një pyetje që nuk ma keni bëtë ende, kur e dinim që produktet Paul Mitchell do të ishin të suksesshme dhe kur do të fillonim të nxjerrim para? Çdo ditë plotësonim vetëm nevojat tona bazë. Pas dy vitesh në biznes ne ishim në gjendje të paguanim faturat tona në kohëpër herë të parë. Jo thjesht i paguanim, por ti paguanim në kohë. Atëherë na mbeten 2,000 dollarë dhe menduam se ja dolëm. Megjithatë u deshën edhe disa vite të tjera përpara se të bëhem milioner.

B: Edhe disa vite më vonë por në fakt ndodhi shumë shpejt.

J: Po…

B: Si histori.

J: Po, mund të them që u deshën 6 vite që të bëhem milioner.

B: Histori shumë interesante. Më pas vazhduat me gjërat e tjera. Tani mund të themi që keni një perandori biznesi. Jeni pjesë e industrisë së bukurisë. Në cilat industri të tjera merrni pjesë?

J: Janë kaq shumë industri. Merremi me industrinë e bukurisë, me industrinë e pijeve të ndryshme, po ashtu merremi me pajisjet elektronike, merremi me industrinë mjekësore, po merremi shumë edhe me industrinë e energjetikës, po ashtu po merremi shumë edhe me industrinë e mbrojtjes së tokës ku përpiqemi të gjejmë mënyra për të pastruar tërë ujin që përdoret për nxjerrjen e naftës. Dhe mund të vazhdoj të radhisë llojet të ndryshme industrish për një kohë të gjatë. Merremi me prodhimin dhe ndërtimin, ku krijojmë zhvillime të tëra. Jemi shumë të larmishëm.

B: Cila është historia juaj me tekilën? Tekilën tuaj të famshme.

J: Patron. Nisëm Patronin në…

B: Pse e nisët?

J: Në 1989. Iu them pse. Kur e nisëm ishte një zotëri me emrin Martin i cili kishte humbur të gjitha parat e tija në fushën e hotelerisë në 1989. Iu bashkua fushës së ndërtimit me mua. Ishte arkitekt. Do të shkonte në Meksikë për të blerë letra dhe orendi për ti shitur në SHBA.

B: Bëhet fjalë për ndërtimin.

J: Po, për ndërtimin. Kështu që i thash, Martin, kur të jesh aty poshtë, ndërkohë ne po pinim tekila, pse nuk shikon se çfarë pinë aristokratët në Meksikë dhe na sillë pak në mënyrë që të pimë tekila më të mirë. Kështu që Martini solli dy shishe të holla me tekila që kisha zbuluar aty. Ishte tekila më e lehtë që kishim provuar. Por më tha, JP…

B: Ju pëlqeu tekila?

J: Po, na pëlqeu por në atë kohë pasi e pije të duhej dhe të mbaje frymën ose të bëje një margarita pasi ishte shumë e ashpër. Ndërkohë kjo ishte e lehtë. Më tha se kishte takuar një djalë me emrin Fransisko i cili mund ta bëj edhe më të lehtë. I thash, lë ta shohim. E solli sërish dhe ishte më e lehtë. Gjetëm se shishja ishte nga xham i ricikluar.

B: Çka e bën edhe më interesante.

J: Pikërisht. Ishte shumë interesante.

B: Ambalazhi ndonjëherë…

J: Pikërisht. Do të ishte mirë që shikuesit ta dëgjonin këtë pjesë: bleva një mijë arka nga tekila më e mirë e botës, me 12 mijë shishe të cilat i sollëm në SHBA. Na u desh ta shisnim për 37 dollarë dhe 95 cent shishja me pakicë. Tekila në atë kohë shitej për 4 dollarë shishja ndërkohë ajo më e shtrenjta kushtonte 14 dollarë. Ne kishim më të mirën. Askush nuk do të mbante pijen tonë. Askush. Më në fund arritëm të bindim një kompani verërash që shiste vetëm verë. Na than se do të na japin Spagos-in, restorantin më të mirë. Ai ishte miku im, Ëolfgang, dhe më tha se do ta mbante. Martini njihte dikë tjetër. I thamë që nëse thjesht do ta mbanin. Thjesht të mbanin pijen tonë. Mund të kishin ekskluzivisht tërë Konten e Los Anxhelesit. Thjesht mbani pijet tona dhe do ju ndihmoj me shitjet. Mund të keni Spagos-in, dhe Bob’s Marina. Thanë se do të përpiqen megjithatë pas një viti ato arritën të shesin vetëm 1,200 arka. Kaq. Nuk arritën të shesin më shumë. Ne i lamë. Ishte një histori shumë e mirë. Filluam të punojmë me Jim Beam, një kompani shumë të madhe në fushën e alkoolit. Ata do të shkonin te distributorët e tyre. Pas dy vitesh me Jim Beam ata shitën 12,000 arka. Kjo është shumë interesante. Ne shkuam e i thamë se duhet të shesin 20,000-30,000 arka në vit, jeni të përhapur në gjithë Amerikën. Pse vetëm kaq? Thanë se do të na thoshin të vërtetën. Këtë do ishte shumë mirë ta dëgjonin shikuesit tuaj. Na thanë të vërtetën. Është tekila më e mirë që ekziston, është shumë e shtrenjtë dhe ju asnjëherë nuk do të arrini të shisni më shumë se 20,000 arka në vit.

J: Për shkak të çmimit.

BPër shkak të çmimit. Kaq ishte. I lamë ata dhe shkuam me Seagram. Ata na çuan deri në 70,000 arka në vit. Shkuam në gjykatë, arritëm një marrëveshje, nxorëm Seagram nga loja dhe aty e morëm vetë përsipër. Tani, për t’iu dhënë një shembull për atë që besoni. Nëse besoni te vetja juaj, dhe te produkti, pavarësisht çmimit dhe ta mbështesni atë, çfarë ndodh? Përpara 4.5 vitesh solla Bacardi-n e cila bleu kompaninë. Në atë kohë shisnim më shumë se 3 miliona arka në vit. Thuajse 4 milionë arka.

B: 3 milionë arka në vit.

J: Po shkonim te 4 milionë arka. Tanimë jemi kompania e madhe e tekilës, me një vlerësim shumë të lartë, ndërkohë që më parë ishim kompania që nuk pritej të shiste më shumë se 20,000 arka në vit ngaqë çmimi ishte shumë i lartë. Duhet të besoni te vetja juaj dhe te cilësia e produktit tuaj dhe asnjëherë të mos dorëzoheni.

B: Ia shitët Bacardi-t?

J: Po, Bacardi-t.

B: Bacardi është tanimë pronarja e Patron.

J: Bacardi tanimë zotëron Patronin. Ishin partneri im që zotëronin 30% të kompanisë. Unë zotëroja 70% dhe ia shita Bacard-it. Ishte shitja më e madhe e bërë ndonjëherë në fushën e pijeve. Kështu ndodhi./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
Bota

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

12 Qershor, 2025 1:43 pm
Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
Aktualitet

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

12 Qershor, 2025 1:31 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

12 Qershor, 2025 1:28 pm
Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
Aktualitet

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

12 Qershor, 2025 1:27 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

12 Qershor, 2025 1:00 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

12 Qershor, 2025 12:57 pm
Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

12 Qershor, 2025 12:49 pm
34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
Aktualitet

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

12 Qershor, 2025 12:48 pm
I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
Aktualitet

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

12 Qershor, 2025 12:39 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale

12 Qershor, 2025 12:32 pm
Para
E plotë/ Si mund të bëheni të pasur? De Joria: Janë dy gjërat më kryesore

E plotë/ Si mund të bëheni të pasur? De Joria: Janë dy gjërat më kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 12 tetor 2022

Përmbytjet në Gjermani,IGJEUM: Në 5 ditët e ardhshme në Shqipëri pritet…

Moti/Vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 25 gradë gjatë ditës së sotme
















TE FUNDIT

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
12 Qershor, 2025

Në Pragë u hap më 12 qershor Forumi GLOBSEC 2025 - një ndër platformat kryesore ku diskutohen sfidat globale të...

Lexo më shumë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
12 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!...

Lexo më shumë

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
12 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
12 Qershor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës me 700 euro....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com