Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliardat e lojërave të fatit, aksionerë anëtarë të krimit të organizuar

2018/09/14 at 10:07 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Miliardat e lojërave të fatit, aksionerë anëtarë të krimit të organizuar

Industria e lojërave të fatit në Shqipëri ka rritur me 25% të ardhurat dhe 68% fitimet vetëm në dy vitet e fundit, ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se ekspansioni ekonomik ngrihet mbi informalitetin e lartë dhe tolerimin prej Autoriteteve Mbikëqyrëse.

Debati mbi lojërat e fatit u rikthye në Kuvend, pasi mazhoranca rrëzoi të enjten një dekret të presidentit Ilir Meta. Përmes të cilit u kthye pas një ndryshim i propozuar në ligjin “për tatimin mbi të ardhurat”, ku përfshihej edhe Lotaria Kombëtare.


Në fund të korrikut, presidenti refuzoi të dekretonte nenin 6 të ligjit. Argumenti ishte se favorizonte sërish industrinë e lojërave të fatit në dëm të buxhetit të shtetit dhe familjeve shqiptare.

Qeveria i kundërshtoi argumentet e Metës si keqkuptime, ndërsa mohoi të kishte ulur normën e tatimit ndaj kompanive të lojërave të fatit.

Industria e lojërave të fatit është një temë e ndjeshme në Shqipëri.

Përmes lobingjeve ka ndikuar politikën në favor të rritjes së fitimeve në njërin prej vendeve më të varfra të Europës.

Në përplasjen e fundit mes presidentit dhe qeverisë, duket se të dyja palët kanë pjesërisht të drejtë.

Qeveria e drejtuar nga Rama e uli barrën fiskale për kompanitë e lojërave të fatit që me miratimin e ligjit të ri në vitin 2015.

Baza e tatimit ndryshoi nga xhiroja tek të ardhurat bruto, të cilat u përkufizuan në ligj si vlera që u mbetej kompanive pas zbritjes së shumës së fituar nga lojtarët.

Efektet e financiare të këtij ndryshimi reflektohen në bilancet e kompanive të lojërave të fatit.


Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se tregu i lojërave të fatit ka shënuar rritje me 25% të të ardhurave dhe 68% të fitimeve nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017.

Vetëm në vitin 2017, shqiptarët shpenzuan mbi 16.2 miliardë lekë [148 milionë dollarë] në tregun e bixhozit, i cili zotëron mbi 4 mijë pika të shpërndara në çdo cep të vendit dhe ndahet mes 20 kompanive të licencuara nga Autoriteti Mbikëqyrës.

Analiza financiare tregon megjithatë se 85% e tregut kontrollohet tashmë nga vetëm 5 kompani kryesore.
Operatori më i madh i lojërave të fatit është kompania austriake Novomatic AG, e cila ka një shtrirje të gjerë në vendet e Ballkanit. Në Shqipëri, Novomatic zotëron përmes kompanive bijë Lotarinë Kombëtare dhe kazinotë elektronike Asta Albania dhe Adriatik Game. Vetëm për vitin 2017, ato realizuan së bashku të ardhura me vlerë 4.6 miliardë lekë dhe fitime prej 526 milionë lekësh.

Kompania e dytë me të ardhurat më të larta është Apex Al, e cila së bashku me operatorin e tjetër të zotëruar prej saj, VLT Albania, realizuan mbi 3.5 miliardë lekë në tregun e kazinove elektronike. Apex është kompania me fitimet më të larta të deklaruara për vitin 2017 në vlerën e 2 miliardë lekëve ose rreth 60% të të ardhurave.

Kompanitë e basteve sportive janë rrudhur nga 5 në 3 gjatë viteve 2015-2018.

Kompanitë e mbetura në treg, Top Start, Lloto Sport dhe I.T.S.G.A realizuan së bashku të ardhura me vlerë 5.8 miliardë lekë, nga të cilat 88 milionë lekë fitime në 2017.

Ndërsa 15 operatorët e tjerë ndajnë mes tyre më pak se 15 % të tregut.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se paratë e fituara në tregun e bixhozit investohen kryesisht në biznesin e ndërtimit në Shqipëri, por edhe në sektorin e telekomunikacionit apo këmbimin e valutës. Dokumentet gjyqësore tregojnë gjithashtu se personazhe të përfshirë në krimin e organizuar në të shkuarën zotërojnë aksione në kompani bastesh, në kundërshtim me ligjin.

Informalitet i lartë

Industria e lojërave të fatit ishte një kalë beteje i fushatës elektorale të vitit 2013, që solli në pushtet kryeministrin Edi Rama. Operacioni i parë i qeverisë së tij, “Fundi i Marrëzisë” targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit dhe në vitin 2015, qeveria miratoi një ligj që u prezantua si radikal për frenimin e kësaj industrie.

Ligji parashikon zhvendosjen e kazinove nga qendrat e qyteteve, distanca deri në 100 metra mes kompanive të basteve sportive si dhe rritje të tarifave që supozohet të shkojnë për zhvillimin e turizmit, kulturës dhe sporteve.

Por qeveria ndryshoi kurs në vitin 2016 dhe e shtyu zbatimin e ligjit me dy vjet. Të enjten në Kuvend, ministri i Financave, Arben Ahmetaj premtoi se nuk do të ketë më shtyrje.

Por zotimi për zhvendosjen e kazinove elektronike nuk i jep përgjigje morisë së paligjshmërive që mbizotërojnë në këtë sektor.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se informaliteti në sektorin e lojërave të fatit vazhdoi të ishte i lartë gjatë viteve 2015 dhe 2016, ndërsa pajisjet e konfiskuara në adresat dytësore të palicencuara ishin tre herë më shumë se sekuestrimet e operacionit “Fundi i Marrëzisë”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr gjithashtu në pah faktin se që Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka bërë një sy qorr ndaj kompanive të kapura në shkelje. Në 90% të rasteve të konfiskimeve, sipas auditit, inspektorët nuk i identifikuan organizatorët e lojërave të palicencuara, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se 50 miliardë lekësh në vitet 2015-2016.

Një dëm shtesë prej 14.3 milionë lekësh, sipas KLSH-së u shkaktua nga mungesa e mbledhjes së kamatëvonesave të gjobave.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka listuar një mori tolerimesh të tjera për industrinë e lojërave të fatit, të cilat nuk i kanë paguar ndonjëherë detyrimet ligjore prej 0.2% të xhiros për të ashtuquajturat vepra të mira, apo me raste kanë shmangur edhe tarifën prej 0.5% të xhiros ndaj Autoritetit Mbikëqyrës.

Në fund, KLSH ka ngritur dyshime për pastrim parash përmes shit-blerjes së aksioneve në këtë sektor dhe i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që t’ia referojë rastin Drejtorisë së Pastrimit të Parave. /VOA

 

Etiketa: aksionereanetare te krimit te organizuarlojrat e fatitmiliardat


Ju sugjerojmë

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
Aktualitet

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

26 Qershor, 2025 6:44 pm
Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë
Kryesore

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë

26 Qershor, 2025 6:38 pm
FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”
Kryesore

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

26 Qershor, 2025 4:22 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

26 Qershor, 2025 3:46 pm
Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi
Aktualitet

Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi

26 Qershor, 2025 3:33 pm
Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…

26 Qershor, 2025 3:14 pm
Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Skualifikimet nga gara e BKH/ SPAK publikon emrat e kandidatëve që vazhdojnë garën

26 Qershor, 2025 2:50 pm
Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë
Aktualitet

Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë

26 Qershor, 2025 2:31 pm
GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ilir Metën
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ilir Metën

26 Qershor, 2025 2:15 pm
FOTOT/ Atletet e bardha të Ramës në samitin e NATO-s “pushtojnë” mediat britanike
Aktualitet

FOTOT/ Atletet e bardha të Ramës në samitin e NATO-s “pushtojnë” mediat britanike

26 Qershor, 2025 1:50 pm
Para
Stresi flet për herë të parë për ndarjen me Kejsin, si qëndron e vërteta

Stresi flet për herë të parë për ndarjen me Kejsin, si qëndron e vërteta

‘Florence’ nis me tragjedi në SHBA, mes viktimave edhe një foshnje

'Florence' nis me tragjedi në SHBA, mes viktimave edhe një foshnje

Arian Çani heq dorë nga tradita disavjeçare në emisionin ’Zonë e Lirë’!

Arian Çani heq dorë nga tradita disavjeçare në emisionin ’Zonë e Lirë’!
















TE FUNDIT

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi
26 Qershor, 2025

Beteja ligjore midis Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka arritur në një nivel të ri. Zyra e prokurorit të Parisit...

Lexo më shumë

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
26 Qershor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që...

Lexo më shumë

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
26 Qershor, 2025

Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Itali ka mbërritur këtë të...

Lexo më shumë

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë
26 Qershor, 2025

Votimi i p/ligjeve dhe disa mungesa nga radhët e partisë së tij detyroi kryeministrin Edi Rama që të ishte prezentë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com