Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus e njohur në një intervistë të fundit ka folur rreth jetës së saj të re. Gjatë viteve të shkuara këngëtarja njihej si promovuese e tymosjes së hashashit dhe këtë e shfaqte kudo, sin ë veshje ashtu edhe në këngët e saj. Të gjithë e kujtojnë periudhën e errët të këngëtares me skndalet e shumta që prodhoi njëra pas tjetrës. Për “Billboard” ajo u shpreh se tani është e pastër nga çfarëdolloj droge. “Kam tre javë që nuk tymos hashash dhe kjo është koha më e gjatë për mua. Du ta rrethoj veten me njerëz që më nxjerrin në pah anët e mia më të mira”- është shprehur Miley.
Ajo gjithashtu u shpreh se ka nevojë të ndryshojë dhe këtë po bën. Tashmë ka ardhur koha që ajo dhe ish i fejuari i saj Liam Hemsworth të bashkohen njëherë e mirë pasi historiku i tyre i lidhjes është tejet i komplikuar. Miley u shpreh se këtë kohë po përpiqet t’i përkushtohet dashurisë dhe kështu ka vendosur të ndryshojë stilin e saj të jetesës./Opinion.al