Këngëtarja Miley Cyrus është tërhequr nga muzika këto kohë për shkak të problemeve që ka patur me kordat e zërit.
Por planet e saj për vitin e ri 2020 duket se do ta rikthejnë këngëtaren ndryshe. Sipas “TMZ” Miley ka plotësuar dokumentet për të marketuar emrin e një bande që ka krijuar me të dashurin e saj, Cody Simpson.
Grupi quhet “Bandit dhe Bardot” dhe në Instagram ndiqet vetëm nga Miley dhe i dashuri i saj. Sipas mediave të huaja, kompania e cila është në emër të Cyrus do të ketë në fokus aktivitetet argëtuese, duke përfshirë performanca live nga një grup dhe nga një këngëtar profesional.
Edhe më herët Cody gjatë intervistave të ndryshme është shprehur rreth bashkëpunimit të mundshëm në muzikë me të dashurën e tij Miley Cyrus./Opinion.al/