Një ditë pas ndarjes së bujshme me Miley Cyrus, Liam Hemsworth ka reaguar për herë të parë në publik.
Pasi ish-gruaja e tij u kap mat duke u puthur me ish të dashurën e Brody Jenner, Kaitlynn Carter, fjalët e Liam prekën mijëra fansa, që tashmë janë tejet të irrituar me Mileyn.
“Ju nuk e kuptoni se si ndihesh. Unë nuk dua të flas për këtë shoku”,i tha ai gazetarit të Daily Mail Australia, pasi ky e pyeti se çfarë po ndodh realisht mes tij dhe bashkëshortes.
Liam Hemsworth ndodhet aktualisht në Byron Bay të Australisë me vëllain e tij të madh, Chris Hemsworth. Lajmi për ndarjen e tyre shokoi shumë njerëz, por jo ata pranë çiftit, të cilët e kishin kuptuar se kishte mjaft probleme mes tyre./Opinion.al