Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Milani s’ka para për Bonuçin dhe Biljan, ja prapaskenat me bankat

2017/08/03 at 8:00 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Milani s’ka para për Bonuçin dhe Biljan, ja prapaskenat me bankat

Garancitë bankare për Bonuçin dhe Biljan vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi afati për pagesën e tyre, që korrespondon me 20 për qind të shumës së kartonit, skadon më 11 gusht. Ditët e fundit, klubi i Milanit është munduar të sigurojë garantin për sa u përket pagesave për dy futbollistët e blerë respektivisht nga Juventusi dhe Lacio.

Refuzimi i huasë së kërkuar nga Milani ka ardhur nga Banka Popullore e Milanos që është edhe sponsor i kuqezinjve deri më 30 qershor 2019. Kjo përgjigje negative vjen si pasojë e bilancit negativ që Milani ka pasur në vitet e fundit. Duhet theksuar se sistemi i kredive, për nga mënyra e funksionimit, pengon sigurimin e huasë bankare për çdo shoqëri biznesi që paraqet një bilanc ku fitimet janë më të pakta sesa shpenzimet.

Milani dhe shumë klube të tjera të Serisë A prej vitesh përballen me këtë problem, i cili ngadalëson federimin e futbollistëve. Lëvizja e radhës për të siguruar garancinë do të jetë “penglënia” e një aseti që mund të fillojë që nga lejimi i përdorimit të stemës së klubit e deri te lënia peng e vetë lojtarit. Në një rast ekstrem ku Milani nuk do të shlyente detyrimin, kartoni i futbollistit do t’i përkiste bankës që ka lëshuar huanë. Disa prej futbollistëve të ardhur gjatë merkatos së kësaj vere dhe të drejtat televizive për sezonin e ri janë një garanci që Jonghong Li i ka dhënë grupit “Elliot” nga të cilët siguroi një pjesë të parave për të blerë aksionet e Milanit, ndaj klubi nuk mund t’i përdorë si pengje për të tjera kredi. Banka Popullore e Milanos, që ka refuzuar garancinë, u ka dhënë kuqezinjve dy rrugëzgjidhje, që janë: 1. Lirimi i ndonjë aseti nga ato që i janë dhënë peng shoqërisë “Eliot” për ta përdorur si kundër-garanci pranë kësaj banke. 2. Gjetja e një banke ndërkombëtare që të sigurojë kundërgarancinë e nevojshme për të regjistruar Bonuçin dhe Biljan. PRECEDENTI Një situatë të ngjashme me këtë që po përjeton Milani e ka përjetuar edhe Reali i Madridit. Në fakt, në vitin 2009 presidenti Florentino Perez nuk kishte probleme federimi, por për të siguruar një kredi prej 76.5 milionë eurosh vendosi si peng Kristiano Ronaldon dhe brazilianin Kaka. Mediat në atë kohë arritën të hipotetizonin një falimentim të “Los Blancos” me dyshen e yjeve që do të kalonin si asete në pronësi të bankës që miratoi kredinë në fjalë. 

Etiketa: BiljaBonucimilan

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Neymar-PSG marrëveshje totale. La Liga çon çështjen në gjyq

Neymar/ Barcelona konfirmon shitjen, përfaqësuesit sjellin 222 milion euro

Ja cilat janë 12 mënyrat si të dobësoheni pa bërë ushtrime dhe pa mbajtur dieta

Ja cilat janë 12 mënyrat si të dobësoheni pa bërë ushtrime dhe pa mbajtur dieta

Video/ Gruan e përplas makina, ambulanca nuk duket

Video/ Gruan e përplas makina, ambulanca nuk duket

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com