Milani ka vijuar me rezultatet pozitive në Serinë A italiane, duke mundur mbrëmjen e sotme Chievo-n me rezultatin 2-1. Ekipi kuqezi ka shënuar kështu fitoren e pestë radhazi, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë.
Biglia zhbllokoi rezultatin në minutën e 31 për Milanin, por Hetemaj barazoi gjithçka dhjetë minuta më vonë. Pas pushimit, Piatek ka rikthyer avantazhin për Milan në minutën e 57-të dhe kaq mjaftoi për tre pikët e radhës.
Seria A kryesohet nga Juventusi me 75 pikë, i ndjekur nga Napoli me 56 pikë, por me një ndeshje më pak./Opinion.al