Sport

Milani fiton Superkupën e Italisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 23/12/16 |
b.f

Milan fitoi Superkupën e Italisë, trofeu i parë ky pas 5 vitesh. Një sukses i arritur me shumë mund në finalen me Juventus e luajtur në Doha.

Triumfi i ekipit të Montella u vendos pas goditjes së 11-metërshave që përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 5 – 4. Koha e rregullt edhe pjesët shtesë u mbyllën në barazim 1 – 1.  Chiellini shënoi fillimisht për Juventus, por Bonaventura barazoi rezultatin para pushimit mes dy pjesëve.

Ndeshja ishte një ritmi të lartë me raste të shumta shënimi, ku portierët veçanërisht i riu Donnarumma u shfaq shpëtimtar. Penalltitë përcaktuan fituesin ku goditjet e gabuara të Mandzukic e Dybala peshuan më shumë se ajo e Lapadula.

Kjo është hera e shtatë që Milan fiton Superkupën e Italisë, duke u barazuar me Juventus./tvklan.al

Pas