Milani është kampion i Italisë për herë të 19-të. Me fitoren kundër Sassuolos në Reggio Emilia, që e bëri të padobishëm rezultatin e Interit kundër Sampdorias, në San Siro fillon festa.
“Ne ia dolëm! Jemi kampionë!”: Është tweet-i me të cilin Milani feston fitoren e nëntëmbëdhjetë, njëmbëdhjetë vjet pas titullit të fundit, duke postuar foton e ngazëllimit të Leaos, një prej lojtarëve simbolikë të suksesit të kuqezinjve./Opinion.al